Monika Kryemadhi: Edi Ramën e rrëzojmë me frymën e protestës
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot në qytetin e Beratit, nga ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka rikthyer dallimet partiake në vend. Ajo ju referua investimet në qytetin e Beratit, të cilat sipas kryetares së LSI-së janë pakësuar në mënyrë drastike. Kryemadhi akuzoi Edi Ramën se po diskriminon qytetet dhe zonat që kanë votuar Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Në fjalën e saj, Kryemadhi u ndal në keqverisjen dhe eksodin e shqiptarëve duke bërë një paralajmërim të fortë për Edi Ramën. Varfëria dhe mjerimi ka pushtuar vendin, theksoi Kryemadhi, ndaj të protestojmë pa flamuj partiakë, por me shpirtin e trazuar te halleve ekonomike. Kryemadhi tha se jemi drejt një diktature kriminale e cila duhet të marrë përgjigjen e duhur nga qytetarët. “Shqiptarët e hoqën zvarrë bustin e diktatorit Enver Hoxha, por me këtë që po u bën Rama shqiptarëve do ta heqin zvarrë përsëgjalli”,- tha kryetarja e LSI.
Kryemadhi ftoi qytetarët në protestën e 27 Janarit dhe deklaroi se ajo do të jetë paqësore. “Jemi aq shumë sa vetëm me frymë e largojmë Edi Ramën, por ne nuk duam dhunë”,- tha Kryemadhi.
Kryemadhi shtoi se shqiptarët duhet të reagojnë për situatën e krijuar, pasi vetëm ata mund të ndryshojnë situatën.
“Sot më shumë se kurrë që ti thërrasim mendjes, dhe e shoh të domosdoshëm riorganizimin tonë jo vetëm në 27 janar por çdo ditë, duke folur dhe denoncuar çdo vepër kriminale që bëhet ndaj shqiptarëve. Ne kemi dy rrugë ose të largohen shqiptarët nga Shqipëria, ose të largohet Edi Rama. Unë kam bindjen se kostoja më e vogël dhe më fitimprurëse është të largohet Edi Rama. Dhe kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të shpëtojnë nga kjo kapje”,- deklaroi Kryemadhi.
Liderja e LSI që shquhet për përballje të fortë me kryeministrin, ndaj kritikoi edhe Ilir Metën. Ajo thotë se falë pushtetit që ai i dha Edi Ramës, ky i fundit kriminalizoi poicinë. “Qetësia dhe dashuria e Ilir Metës, fuqizoi dhe i dha një pushtet të pakufij, Edi Ramës. I dha një pushtet që kriminalizoi policinë. Madje jo vetëm krminalizoi policinë, por kriminalizoi sot Shqipërinë”, deklaroi Kryemadhi.
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1508274019285335/