Monika Kryemadhi konferencë urgjente: Edi Rama të plotësojë 8 kërkesat e studentëve

Në orën 08.00 të mëngjesit të kësaj të mërkure kryetarja e LSI Monika Kryemadhi doli në një konferencë shtypi urgjente, ku kërkoi që kryeministri Rama të firmosë pa asnjë fjalë të gjitha kërkesat e studentëve.

Monika Kryemadhi tha se gjendja e studentëve është e rëndë nga protesta e përditshme ndaj kryeministri të mos bëj naze por të firmosë sot dhe vetëm sot, pa asnjë sorollatje prej arroganti dhe të kapur nga krimi.

“Shqiptarët jane të rrënuar nga mjerimi, të përkulur nga kjo situatë. Gjendja është kritike, mijëra studente po përballen me mjerimin dhe arrogancën e qeverisë. Zgjidhja e problemeve është emergjenca kryesore. Mesazhi është një: plotësimi i 8 kërkesave të tyre. Kërkesat e tyre janë minimale. Kostoja e tetë kërkesave minimale për Ramën është inekzistente, çdo arrogancë e tij, është e vetmja zgjidhje që ai kërkon të shtyp këta të rinj”, u shpreh Kryemadhi.

Monika Kryemadhi më tej tha se LSI paraqet amandamente për ligjin e arsimit të arsimit, që sot në parlament. Më tej ajo tha se duhet të plotësojmë urgjent kërkesat e studentëve dhe se LSI paraqet amandamente për zgjidhjen e plotë të studentëve.

“Propozimet e LSI janë e vetmja mundësi për të zgjidhur kushtet dhe kërkesat minimale që studentët kanë prej 8 ditësh që i kërkojnë para MAS. I bëjmë thirrje Kuvendit t’i kalojë me urgjencë në seancën e nesërme, pasi është e vetmja mënyrë të shlyejmë mëkatin e politikes, për të dalë nga ky ngërç i tmerrshëm, që të hapet rruga për krijimin e një strategjie afatgjate”- tha ajo.

Kryemadhi i tha Ramës që të miratojë kërkesat ndryshe do të tërhiqet zvarrë në Tiranë.

“Koha e tij ka mbaruar, propaganda e tij mbaroi, tallja që shqiptarët i bëjnë sot Ramën në rrjetet sociale është më e madhe se tërheqja zvarrë e bustit të Enver Hoxhës, ulu dhe zgjidh situatën, nuk ka LSI-st, komunist e ballist që nuk është sot me studentët”- tha ajo.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/662553150808088/

 

SHKARKO APP