Monika Kryemadhi: Po guxoi ta shembë Teatrin dhe të derdhë pikë gjaku, do paguhet me kokën e Edi Ramës dhe Erjon Veliajt
Skandali më i madh që ka ndodhur vitet e fundit mbetet ky i fundit, kur firmoset vendimi në emër të Këshillit Bashkiak për shembjen e Teatrit, pa u mbledhur Këshilli!
Dokumenti i publikuar nga Monika Kryemadhi e cila tha për TCH se nga brenda Bashkisë së Tiranës i kanë nxjerrë vendimin pa patur asnjë mbledhje, gjë e cila është skandaloze, ndaj duhet prokuroria të hetojë e të arrestojë autorët e këtij fallsifikimi të madh në një çështje kaq të ndjeshme si Godina e Teatrit Kombëtar, pra kjo tregon se ku ka përfunduar shteti dhe si drejton mafia.
Monika Kryemadhi tha live te Eni Vasili se nëse Edi Rama dhe Erjon Veliaj guxojnë ti afrohen Teatrit Kombëtar me fadroma dhe polici për ta shembur aty do bëhet përplasje dhe nëse do të derdhet një pike gjaku atëhere Kryemadhi tha prerë se do paguhet me kokën e Edi Ramës dhe Erjon Veliajt.
“Nuk ka për të pasur shans të hyjë asnjë fadromë që të prek edhe tabelën. Unë do të jem e para. E kam lënë amanet. Një pikë gjaku u derdh në atë rrugë, kokë më kokë me Edi Ramën dhe Erjon Veliaj. Nuk ka më fjalime dhe mesazhe për demokracinë.
Teatri nuk ka kompromis dhe të mos guxojë njeri që të flasë për demokraci. Nuk ka nevojë as për 100 mijë njerëz. Një pikë gjaku ra në atë shesh është kokë për kokë me Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Këtu shtet nuk ka, gjykatë nuk ka, prokurori nuk ka. Ndaj le të guxojë Rama dhe Veliaj”- tha ajo.
Ndërkohë mësohet se pas fallsifikimit të sotëm nga Këshilli Bashkiak, kryeministri ka urdhëruar se Godinën e Teatrit Kombëtar e dua përtokë deri të hënën në mëngjez. E habitshme se si nuk reagon prokuroria për të hetuar fallsifikimin e madh të kryer nga kryetari i këshillit bashkiak që ka firmosur vendim pa mbledhje, natyrisht me urdhër të kryeministrit dhe kryebashkiakut; si ka mundësi që këta ambasadorët e huaj nuk flasin para këtij akti kriminal, por na japin leksione për demokracinë.