Monika Kryemadhi: Rama nuk do jetë kryeministër deri në qershor

Opozita parashikon largimin e Edi Ramës nga qeveria para zgjedhjeve të ardhshme lokale. Deklarata është bërë nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, kryetarja e LSI deklaroi se nuk mund të flitet për zgjedhje normale nëse Edi Rama do të jetë sërish në krye të qeverisë.

“Ne sot nuk jemi në një situatë normale që luan me rregullat e lojës. Sot nuk diskutohet çfarë do marrë PD apo LSI në zgjedhje. Opozita duhet të krehë këtë qeveri që është bërë e rrezikshme për shqiptarët dhe po bëhet element i rrezikshëm dhe për rajonin. Për ne nuk ka rëndësi numri i bashkive, por të mos ketë deformim të votës. Pjesa tjetër është e shqiptarëve që u takon të zgjedhin kandidatët. Unë mendoj se Rama nuk do jetë deri në qershor kryeministër, atëherë kur do zhvillohen zgjedhjet lokale. Rama edhe mund të çmendet. Vetingu në politikë është i rëndësishëm dhe më pas vijnë hapat e tjera”- tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI nuk ka dhënë detaje se cilat do të jenë rrugët që opozita do të ndjekë për të larguar Edi Ramën nga posti i kryeministrit. Ndërkohë Kryemadhi ka theksuar se gjatë këtyre muajve opozita do të intensifikojë aksionin opozitar. Kryemadhi ka folur për ngërçin me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi ndaj 10 prokurorë ve nisi procedimi disiplinor, sepse refuzuan shortin për çështjen “Shullazi”.

Kryemadhi tha se Arta Marku nuk mund të caktojë prokurorë për dosjet, pasi kjo bëhet me short. “Mënyra si u zgjodh prokurorja kështu do ndodhte. Nuk kam asnjë dilemë se do shkonim drejt shkrirjes së Prokurorisë. Sepse synim mbetej mbyllja e hetimeve për Shullazin dhe Tahirin. Ne nuk mendonim se do shkonim kaq larg, por me bekimin e EURALIUS tregon se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Pra prokurorja e zgjedhur ne 69 vota ia imponoi shqiptarëve këtë prokurore. Ne nuk mendonim se papërgjegjshmëria e tyre do arrinte në këtë fazë. Ne kemi bërë padi ndaj Arta Markut dhe ne do depozitojmë çdo padi. Për mua gjuetia e shtrigave ndaj prokurove ka qenë shantazhuse qe të asimilohej pushteti i tyre në duar të Edi Ramës. Prokuroja nuk ka kompetencë për të caktuar prokurorë për dosjet, pasi kjo bëhet me short. Kapja e reformës në drejtësi nuk sjell gjë tjetër vetëm pasiguri tek shqiptarët”- tha Kryemadhi.

 

SHKARKO APP