Monika Kryemadhi: Studentët dhe populli janë para një krimineli si Rama

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat reagoi ashpër ndaj sjelljes së kryeministrit Edi Rama. Kryetarja e LSI deklaroi qëndrimi i qeverisë ndaj protestës së studentëve duke i dhunuar natën me polici është shprehje e degradimit të shtetit.

Kryemadhit tha se sot “studentët dhe populli ndodhen para kriminelit Edi Rama”.

Kryetarja e LSI u shpreh se kreu i qeverisë po tregon probleme serioze mendore me sjelljen e tij dhe me urdhrat që ka dhënë. Ndaj kryetarja e LSI, i bëri thirrje deputetëve të PS dhe njerëzve të përgjegjshëm në mazhorancë që të marrin në dorë fatet e vendit.

“I bëj thirrje rektoratit dhe dekanatëve të bëjnë kujdes dhe mos bëjnë marrëveshje me Edi Ramën. Do të jeni viktimat e parë, e do përfundoni me pension social. Është detyra e tyre për të përkrahur studentët dhe t’i ndihmojë për të qenë të ditur e që meriton Shqipëria për një të ardhme të ndritur. Pedagogët sot janë përballë një të sëmuri, një krimineli, i cili mbasi shkatërroi institucionet shqiptare, policinë e shtetit, gjykatat e prokurorinë, duhet të kuptojnë që sot do të shkatërrojë dhe universitetin. Ai ka qëllim që çdo segment i institucioneve shqiptare të bëhet pjesë e grupeve kriminale shqiptare.  Ai është në situatë të rëndë psiqike e klinike. E them këtë si doktoreshë,” tha Kryemadhi.

Gjithashtu, Kryemadhi pati dhe një apel për mjekët personalë të Kryeministrit, të cilët sipas saj, duhet të kujdesen më shumë për shëndetin mendor të kreut të qeverisë dhe të rekomandojnë heqjen e të drejtës së tij për të dhënë urdhra.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1219118374905247/

SHKARKO APP