Monika Kryemadhi tallet me SPAK-un, publikon çertifikatën e gjendjes civile të Ilir Metës

“Partia e Lirisë ka vendosur ta ndihmojë SPAK-un. Që të mos i nxjerrë në punë me urdhër, që të firmosin shkresa të gatshme Endri Fuga, po ua mundësoj unë certifikatën personale të Ilir Metës, se si pamje e njihni edhe vetë. Do vazhdoj t’ju ndihmoj edhe për inceneratorët”-shkruan Monika Kryemadhi në postimin e saj,duke ironizuar SPAK-un.

Publikimi Kryemadhit vjen pasi sot u botua shkresa që SPAK drejtonte drejtorisë së përgjithshme të gjendjes civile.

Me sa duket do të kemi vjeshtë të nxehtë politike. Nuk dihet saktësisht nëse Berisha-Meta do të fillojnë në shtator protestat pa ndalesë deri në bllokimin e qeverisë Rama. Ndërkohë kryeministri po ua bën të gjitha sa ka në dorë; linçimin, denigrimin dhe po mendon ti asfiksojë politikisht duke miratuar ligj që të mos jenë më në parlament. Ndaj nuk kanë zgjidhje tjetër; o luftë ose të ikin në shtëpi.

 

SHKARKO APP