Monika Kryemadhi: Të gjithë kundër Edi Ramës!
Monika Kryemadhi është e bindur që populli do të rrëzojë qeverinë e Kryeministrit Edi Rama me protestën e tij.
Duke folur në një lidhje të dretjpërdrejtë mbrëmë për “Të Paekspozuarit” në Top Channel këtë të enjte, ajo thotë se Rama ka probleme edhe vetë brenda PS dhe se deputetët e mazhorancës ndjehen të kërcënuar.
“Problemi Edi Ramës është ai që ndjen brenda PS, nuk është opozita problemi i Edi Ramës. Atë do ta rrëzojë popullli se nga brenda çdo deputet që do t’i dalë kundër do t’i çojë kriminelin tek shtëpia që t’i kërcënojë gruan dhe fëmijët”, deklaroi ajo.
Sipas Kryemadhit, Rama është trembur, sidomos pas zgjedhjes së Prokurores, Arta Marku.
“Veprimet e tij tregojnë frikë, pas 18 dhjetorit bën veprime që tregojnë frikën dhe që është vetëm dhe mbrohet nga disa kone që lehin për të krijuar zhurmë rreth figurës së tij madhështore për të krijuar imazhin e një lideri ndërkombëtar”, u shpreh ajo.
Kryetarja e LSI-së kërkoi bashkimin e të gjitha forcave politike opozitare kundër Ramës.
“Legalistë, ballistë, demokratë, republikanë, komunistë që të gjithë duhet të bëhemi bashkë sepse është një betejë kundër krimit”, deklaroi Kryemadhi.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama do të rrisë taksat për shqiptarët, në mënyrë që paratë t’ua shpërndajër pronarëve të mediave. Kryemadhi i referohet, rritjes së mundshme të taksës që qytetarët paguajnë për televizionin publik shqiptar.
“Shqiptarët sot do paguajnë edhe nga 10 dollarë, sepse Edi Rama do marrë leket e shqiptarëve dhe do ua ndajë televizioneve kombëtare dhe jo kombëtare. Normale ju duket kjo? Ky është super skandal. Nuk flet njeri për këtë. Ne politikanët të parët nuk e ngremë çështjen se mos i ngel hatri Klanit ose Top Channel-it”, deklaroi Kryemadhi.