Monika Kryemadhi te Fevziu në “Opinion”: Nuk dorëzojmë mandatet, Ramën do ta rrëzojmë

Monika Kryemadhi, pas një dite të stuhishme në parlament këtë të hënë, ishte e ftuar në linjë audiovizive në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziu. E pyetur direkt me pyetje të tharta nga Fevziu për sjelljen e saj sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka tentuar të godasë kryeministrin Rama në sallën e Kuvendit, Monika Kryemadhi, me një qetësi shembullore iu përgjigj Fevziut se ” po, doja ta godisja atë njeri të pabesë, të pa moral, të droguar, që po fut drogën kudo në shkolla me politikën e tij të kanabisit, por për dreq nuk kisha shenjë. Por do bëjë praktikë herë tjetër që ta godasë në shenjë në emër të grave dhe femrave të dhunuara, të papuna dhe pa përkrahje”- tha Kryemadhi, çka solli mënjëherë një pyetje intelegjente të tipit Fevziu.

-Pra nuk dorëzoni mandatet e deputetit siç kërkoi zoti Berisha?-ishte pyetje shpuese e Fevzos.

-Jo, për mendimin tim jo. Nuk ka pse ti dorëzojmë mandatet e deputetit, pasi duhet ti jemi përballë edhe në sallë Edi Ramës derisa ta rrëzojmë si kryeministër. Mandatet e LSI janë mandati gjaku dhe janë fituar me votat tona, Fevzi, ndonëse ti dhe disa në studio nuk na keni votuar. Mandatet e LSI nuk janë të PS që janë blerë duke përdorur paratë e drogës. Megjithatë mbetet për tu biseduar me PD dhe partitë e tjera, por unë mendoj se jo. Duhet pasi janë mandate të njerëzve që kanë votuar. Me këto mandate dhe përballje me protesta do ta rrëzojmë Edi Ramën- tha Kryemadhi.

Po si ta rrëzoni? Kë do bëni kryeministër?- insistoi Fevziu.

-Ramën do ta rrëzojmë me protesta në rrugë dhe në parlament. Ka PS-ja emra për kryeministra shumë të mirë e korrekt, të paktën jo të droguar si Rama. Jo të pabesë si Rama- pohoi Monika Kryemadhi.

Më pas Monika Kryemadhi shpjegoi se si ka vepruar sot policia me urdhër direkt të kryeministrit me anë të Haki Çakos, drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit. Policia ka gjakosur deputeten e LSI, Kërpaçi dhe do ta paguajë këtë gjak Edi Rama. Edi Rama urdhëroi gardën për dhunën ndaj ish-kryeministrit Berisha, kryeministri përdori gjithçka për të marrë kryeprokuroren e përkohshme që të pastrojë dosjet e Tahirit dhe ministrave të tjerë.

Po pse ju e keni inatin me kryeprokuroren Arta Marku?-pyeti befas Fevziu.

-Jojo. Ajo mund të jetë grua shumë e mirë dhe profesioniste. Nuk e njoh dhe nuk kam të drejtë të flasë për Arta Markun. E kemi me procedurën arrogante të Ramës në shkelje të hapur të Kushtetutës. Një njeri që guxon ta mendojë se mund të shkelë Kushtetutën duhet të largohet e jo më kur e shkel, bile edhe në mënyrë të dhunshme.

Në fund Kryemadhi insistoi, pas pyetjes se pyetjes retorike të Fevziut se “A ishte LSI që e solli në pushtet?!”, dhe tha se “ishte Ilir Meta që e bëri atë gabim, pasi për mua e njoh mirë se kush është Edi Rama, por Iliri tolerant si përherë. Por unë nuk jam Ilir Meta. Ai të rrijë atje në Presidencë, por me mua dhe LSI-në Edi Rama ka hyrë në gjak, siç ka hyrë me qindra mijëra shqiptarë. Atë nuk e fal më! Mbajeni mend mirë Fevzi. Në janar fillon vala e protestave me PD dhe partitë e tjera opozitare. Do ta shikoni. Nuk keni parë gjë akoma!- përfundoi Kryemadhi.

SHKARKO APP