Monika Kryemadhi vizitë zyrtare në SHBA, në takimin e Grave të Partisë Republikane

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, ndodhet prej disa ditësh në SHBA. Ajo ishte në takimin e Grave të Partisë Republikane Amerikane. Me pas ka zhvilluar edhe disa vizita të tjera gjatë turit amerikan.

Pas një takimi në Arlington ajo shkruan në profilin e saj në Facebook:

“Gjatë vizitës time në SHBA, të premten më datë 22 u ndala në Arlington, ku mora pjesë në meshën multinacionale të dioqezës atje. Gjatë vizitës në Arlington, i dorëzova dioqezës disa relike që mbajnë mbi supe kalvarin e vuajtjeve të popullit shqiptar. Kryqi i dhuruar nga arkipeshvi i Shkodrës Masafra me eshtrat e 10 martirëve, mori një vlerësim të madh nga të pranishmit në meshë dhe drejtuesit e dioqezës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa dje mora pjesë në një takim të gruas republikane në Virginia. Më shumë se 800 gra ishin të pranishme në këtë konferencë, ku mbizotëroi një atmosferë e ngrohtë dhe e gëzueshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në foto: Monika Kryemadhi gjatë takimeve në SHBA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?