Monstrat ! Ylmi Hoxha dhe Selvie Yzeiraj nga fshati Mbyet në Fier
Rrëfimi i 12 vjeçares E.Y në policinë e Fierit është shokues. Ajo u ka dhënë oficerëve gjyqësore dhe psikologes se njerku e kishte dhunuar seksualisht edhe në sy të nënës.
“Unë jam abuzuar nga burri me të cilin nëna bashkëjetonte edhe në sytë të saj” – ishin fjalët që kanë tronditur edhe ata që kanë dëgjuar.
Ylmi Hoxha dhe Selvie Yzeiraj nga fshati Mbyet në Fier u arrestuan një ditë më parë pas denoncimit të vajzës së Selvies se 52-vjeçari abuzonte seksualisht me të prej 6 vjetësh.
Mësohet se edhe vetë 40 vjeçarja Selvie Yzeiraj ka pohuar se e ka parë Ilmiun të kryente marrëdhënie me vajzën e saj të mitur, pavarësisht se ka tentuar të mbrohet duke thënë se ka qenë e pafuqishme ta ndalte. Të dy bashkëjetuesit, përveç kultivimit të kanabisit do të përballen me akuzën e abuzimit seksual me të mitur ndërsa provat janë të gjitha kundër tyre.
Rrëfimi i 12 vjeçares duket se erdhi në një moment kur ajo u shkëput disi nga ndikimi i të ëmës për shkak të një vdekjeje në fisin e kësaj të fundit. Daja i vajzës ka treguar në polici se ai dhe familjarët e tjerë e kishin mohuar Selvien për shkak të stilit të saj të jetesës.
Kur ajo shkoi bashkë me vajzën në fshatin e lindjes Aranitas, për vdekjen e vëllait të madh, vëllai tjetër e dëboi, por i tha që mund të linte vajzën aty për disa ditë. Ky ka qenë ky momenti kur e mitura mendohet të jetë ndjerë e sigurt për të rrëfyer tmerrin që përjetonte në shtëpinë e njerkut në fshatin Mbyet të Fierit.
Të gjitha detajet duket se hedhin poshtë çdo aludim për një sajesë nga Selvia në bashkëpunim me vajzën për të hequr qafe Ilmiun pas debateve të ashpra që kishte çifti kohët e fundit. Megjithatë hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë qe persona të tjerë të kenë abuzuar me vajzën gjatë kohës që ato largoheshin nga banesa.
Fakt i provuar shkencërisht nga ekspertiza mjeko-ligjore është se e mitura ishte e defloruar e vjetër. Selvie Yzeiraj është divorcuar 6 vjet më parë nga bashkëshorti i saj në fshatin Varibop. Gjykata i ka dhënë kujdestarinë vajzës ndërsa fëmija tjetër i çiftit, djali, ka që qëndruar me të atin.