Mos harroni kontributin e At Gjergj Fishtës në vendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, me ndërhyrjen edhe të Vatikanit

Nga Agron Gjekmarkaj-

Sot është 100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri. Kjo është një ditë e shënuar në historinë e kombit tonë. Mbase data kur mund të thuhet që shqiptari “vojt kah perëndimi” siç shprehej Luigj Gurakuqi kur Shqipëria u bë pavarur formalisht me 28 Nëntor 1912 për të mos ndërruar më drejtim.

Sot në Pallatin e Kulturës në Tiranë me prezencën e autoriteteve më të larta shtetërore dhe të shkëlqesisë Kim u thanë shumë fjalë entuziazmi, të vërteta e të ndjera. Kryeministri Edi Rama i cili e shfrytëzoi rastin për të bërë edhe politikë në kurrizin e kundërshtarëve, citoi si kontribuues në këtë akt Fan Nolin të cilit nuk i duhet hequr asgjë (Nolit) me shumë mirënjohje duke risjellë në kujtesë një bisedë të shkurtër mes Peshkopit dhe Presidentit Uillson.

Por gjithmonë harrohet At Gjergj Fishta, shpresoj nga padija për t’ia thënë një fjalë nderi për protagonizmin e tij në këtë ngjarje të vitit 1922! Poeti kombëtar pat vizituar Amerikën në Pranverën e këtij viti me yshtjen e Vatikanit për disa muaj pikërisht për të lobuar me ndërmjetësimin e kardinalëve dhe senatorëve katolikë njohjen e Shqipërisë! Kjo letër jo e panjohur dërguar sivëllaut të tij françeskan gjuhëtarit At Justin Rrota e dëshmon këtë!

Atë që etërit themelues realizuan me shumë mundim duhet ta ruajmë nga çdo mundim për ta cenuar. Me mirënjohje e përulje duhet kujtuar sot edhe At Gjergj Fishta.

SHKARKO APP