Mosbindje civile. Studentët bllokojnë rrugët kryesore në Tiranë (VIDEO)
Studentët kanë marrë vendimin për të përshkallëzuar protestat, pas refuzimit prej 13 ditësh nga kryeministri Edi Rama për të mos përmbushur kërkesat e tyre. Ditën e sotme, pas një proteste madhështore para Kryeministrisë, ata kanë vendosur që protesta të kalojë në mosbindje civile.
Katër orë pasi kanë protestuar poshtë zyrës së Edi Ramës dhe nuk kanë marrë përgjigje pozitive për kërkesat, studentët deklaruan se do të bllokojnë akset kryesore të Tiranës.
Studentët janë shpërndarë nga kryeministria dhe po përvijohen 3 grupe. Disa do vazhdojnë të qëndrojnë poshtë zyrës së Ramës, një grup tjetër do bllokojnë Zogun e Zi dhe të tjerët rrugën pas Bankës Kombëtare.
Nuk dihet ende cili është vendimi përfundimtar, por kjo do të sjellë bllokimin e gjithë qarkullimit në kryeqytet.
VIDEO/Studentët drejt Zogut të Zi
https://www.facebook.com/qytetaretperparkun/videos/390139445089735/
https://www.facebook.com/qytetaretperparkun/videos/303339663646961/
Lexoni edhe…
- Rama provokon studentët që protestojnë poshtë zyrës së tij
- Ngjela: Rama, një kryeministër sa i lig, aq dhe budalla
- Policia ngre dron për ta monitoruar protestën (FOTO)
- Plan B për protestën, Studenti: E kemi për Kryeministrin
- Studentët protestë masive, policia blindon Kryeministrinë
- Basha, thirrje shqiptarëve: Bashkohuni të gjithë me studentët
- Kryeministri sulmon protestën e studentëve
- Studentët nuk lejojnë Taulant Mukën që të flasë në protestë
- Studentët e revoltuar: Nuk durojnë më! Nuk ka më protestë paqësore