Mosekstradimi. Turqia reagon ndaj Shqipërisë: Mbrojtët terroristin

Gjykata e Durrësit liroi dje shtetasin turk, Muhammet Yasir Aydoğmuş. Ndaj tij ekziston një fletëarresti e autoriteteve turke, pasi dyshohet i përfshirë në akte terroriste, si pjesë e organizatave të klerikut Fejtullah Gylen.

Pas vendimit të Gjykatës së Durrësit sot, Ambasada Turke në Tiranë ka bërë një reagim të ashpër, që më shumë se gjykatës i drejtohet qeverisë shqiptare. Ambasada turke e cilëson si skandaloz vendimin e Gjykatës Shqiptare.

Në një sqarim të gjatë, Ambasad Turke jep argumentet e saj se pse Muhammet Yasir Aydoğmuş është një kërcënim publik dhe duhet ekstraduar në Turqi. “Muhammet Yasir Aydoğmuş akuzohet se është anëtar i një organizate terroriste të armatosur në Turqi, përkatësisht FETÖ. Të gjithë publiku shqiptar dëshmitar i asaj që ndodhi në Turqi më 15 korrik 2016. Kjo organizatë e armatosur vrau 250 qytetarë turq dhe plagosi mijëra. Ekziston një urdhër arresti i gjyqtarit turk kundër tij. Pra, bazuar në Konventën Evropiane për Ekstradimin, kërkuam nga autoritetet shqiptare që ta arrestonin atë provizor për 40 ditë. Ne kemi ofruar të gjitha dokumentet e nevojshme”,- thuhet në reagimin e Ambasadës Turke.

Kjo deklaratë ku shprehet hapur pakënaqësia e Ankarasë ndaj Tiranës zyrtare është shenja e parë e ndryshimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kryeministri Edi Rama njihet si mik i afërt me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan. Në deklaratat e shpeshta të Turqisë është kërkuar që Tirana të ndihmojë Turqinë për arrestimin e mbështetësve të Gylen, i cili ka një rrjet të gjerë kompanisë dhe institucionesh sociale në Shqipëri.

Erdogan e akuzon Gylen dhe mbështetësit e tij si autorë të grushtit të shtetit në korrik të vitit 2016. Ndërkohë, përfaqësuesit e klerikut Fejtullah Gylen, si dhe një sërë organizatash ndërkombëtare i cilësojnë akuzat të pabaza. Vetë Gylen jeton në SHBA dhe Turqia ka kërkuar që prej korrikut të vitit të kaluar ekstradimin e tij për tu dënuar nga autoritetet turke. Organizata të të drejtave të njeriut dhe shtete që mbështesin Gylen, e kanë cilësuar përplasjen mes qeverisë së Erdogan dhe Gylen si politike, pasi sipas tyre, nuk ekzistojnë fakte që provojnë se aktiviteti terrorist është sponsorizuar nga kleriku Fjetullah Gylen. Turqia ka acaruar marrëdhëniet me disa shtete për shkak të luftës që kërkon të bëhet ndaj Gylen.

Mes kësaj vorbulle ndodhet sot Shqipëria, ku duhet të zgjedh mes raporteve me Turqinë dhe qëndrimit parimor ndaj një çështje delikate ajo e ekstradimit të gylenisëve, të cilët janë jo të pakët në Shqipëri.

Deklarata e plotë e Ambasadës Turke në Tiranë:

“Së pari, më 8 tetor të dielën, Muhammet Yasir Aydoğmuş dhe familja e tij u arrestuan për shkak të përdorimit të pasaportave të falsifikuara turke në Durrës. Ata u përpoqën të kalonin Italinë duke përdorur dokumente të falsifikuara të udhëtimit, që është një krim i dënushem deri në 5 vjet burg sipas nenit 189 të ligjit penal shqiptar. Megjithatë, më 11 tetor 2017, Gjykata e Durrësit vendosi të lironte Muhammet Yasir Aydoğmuş në këmbim të një shume shumë qesharake parash. Padyshim që këto pasaporta ishin produkte të krimit të organizuar transnacional. Pra, vendimi i parë tregoi se përdorimi i pasaportave të falsifikuara që prodhohen nga rrjetet e organizuara kriminale nuk kanë sanksione në praktikë dhe të huajt që përdorin pasaportat false janë të lira dhe të mirëpritura në Shqipëri.

Së dyti, është e rëndësishme që Muhammet Yasir Aydoğmuş akuzohet se është anëtar i një organizate terroriste të armatosur në Turqi, përkatësisht FETÖ. Të gjithë publiku shqiptar dëshmitar i asaj që ndodhi në Turqi më 15 korrik 2016. Kjo organizatë e armatosur vrau 250 qytetarë turq dhe plagosi mijëra. Ekziston një urdhër arresti i gjyqtarit turk kundër tij. Pra, bazuar në Konventën Evropiane për Ekstradimin, kërkuam nga autoritetet shqiptare që ta arrestonin atë provizor për 40 ditë. Ne kemi ofruar të gjitha dokumentet e nevojshme.

Megjithatë, përsëri, një gjyqtar tjetër në Durrës mohoi kërkesën tonë për ekstradim me një vendim skandaloz dje (13 tetor). Ne besojmë se kjo është në kundërshtim me Konventën në fjalë, ku Shqipëria dhe Turqia janë pjesë e saj dhe e cila është gjithashtu pjesë e bashkëpunimit tonë dypalësh gjyqësor.

 Dhe është gjithashtu një shembull shumë i keq për luftën kundër terrorizmit.

I dyshuari për terrorizëm Muhammet Yasir Aydoğmuş dhe avokati i tij u përpoqën të politizojnë rastin dhe gjyqtari i Durrësit ra lehtë në këtë kurth. Tani një i dyshuar për terrorizëm, duke përdorur pasaporta të falsifikuara të cilat ai ka marrë nga kriminelët e organizuar është i lirë në Shqipëri. Ne besojmë se kjo situatë është gjithashtu kundër sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Nëse dyshohet për terrorizëm, duke përdorur pasaporta të falsifikuara u jepet liria për të udhëtuar në territoret shqiptare, kjo do të thotë se kjo kërcënon sigurinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ai hap rrugën për më shumë të dyshuar për terrorizëm dhe inkurajon të dyshuarit për terrorizëm që të veprojnë dhe të bashkëpunojnë me rrjetet kriminale.

“Gylenisti” i shpëton ekstradimit në Turqi. Gjykata e Durrësit rrëzon kërkesën e Ankarasë

Gjykata e Durrësit rrëzoi të premten kërkesën për ekstradimin e shtetasit turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia turke për terrorizëm. Seanca gjyqësore u zhvillua nën masa të larta sigurie.

Forca të shumta policore të maskuara dhe veshura me antiplumb, siç mësohet me kërkesë të Ambasadës së Turqisë në Tiranë, kanë rrethuar Gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës, ndërsa shqyrtohej masa e arrestit të përkohshëm të vendosur ndaj 39-vjeçarit, që rezulton të jetë dënuar për arsye politike, si pjesë e lëvizjes gyleniste në Turqi.

Pasi dëgjoi palët, gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestin, po rrëzoi kërkesën për ekstradim duke e lënë të lirë shtetasin turk. Burime nga kjo gjykatë thanë se dokumentat e sjella nga pala turke në cilësinë e provave për të realizuar ekstradimin e 39-vjeçarit, një person me tituj shkencorë në vendin e tij, kanë qenë të pavlefshme nga ana juridike.

Aydogmus u kap disa ditë më parë në portin e Durrësit së bashku me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët, duke u përpjekur të kalojë kufirin me dokumenta udhëtimi të falsifikuara. Nuk dihet ende nëse do të ketë një reagim të ambasadës turke ndaj këtij vendimi të gjyqësorit shqiptar.

Parlamentarja europiane dërgon letër kundër ekstradimit

Ai kishte një mandat ndërkombëtar arresti dhe u ndalua në portin e Durrësit tri ditë më parë, teksa përpiqej të largohej drejt Italisë më familjen. Është fjala për Muhammed Yasir Aydoğmuş, për të cilin mediat turke raportuan se ishte një ithar i Fetullah Gylenit, të cilin Shqipëria po bëhej gati t’ja dorëzonte Erdoganit. Por gjykata e Durrësit, e ka lënë të lirë në sallën e gjyqit akademikun turk. Ndërkohë zyrtartja e lartë e parlamentit europian Monica Macoevi në një leter dërguar autoriteteve shqiptare shprehej qartë kundër ekstradimit.

Letra e plotë

Parlamenti Europian, Bruksel, 13 Tetor 2017

I dashur Zotëri

Faleminderit që e ndatë këtë situatë me ne. Kjo çështje është thuajse gjerësisht e njohur  dhe e trajtuar me seriozitet nga parlamenti europian.

Disa OJQ dhe gazetarë na kanë shkruar mbi rastin e akademikut turk, zotit Yasir Aydogmus, rezident në Shqipëri, i cili u ndalua në Shqipëri tri ditë më parë, teksa përpiqej të kalonte kufirin për në Itali së bashku me familjen.

E kuptoj që zoti Aydogmus është tashmë i arrestuar në qytetin e Durrësit në pritje të gjykimit, ndërsa gruaja dhe dy vajzat e tij janë dërguar në Tiranë dhe sipas avokatëve të tij ai do të përballet me ekstradimin e pashmangshëm.

Në autoritetin tim si Kryesuese e Delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin Parlamentar të Stabilizimit dhe Asocimit BE- Shqipëri, do të doja të kujtoja si më poshtë:

Ka një konventë europiane mbi çështjet e ekstradimit nga Këshilli i Europës e firmosur nga Shqipëria gjithashtu, në të cilën qartësisht në artikullin 3 thuhet se është e ndaluar të ekstradohen njerëz për arsye politike.

Artikulli 3

Shqipëria është një vend Europian, që ndan të njëjtat vlera si Bashkimi Europian dhe për këtë arsye nuk duhet të lejojë ekstradimin apo dërgimin e një personi në një vend, ku ai mund të bëhet subjekt i torturave dhe trajtimeve çnjerëzore. Është pjesë e rregullave kryesore në kartën europiane e të drejtave të njeriut.

Artikulli 19, pika 1 dhe 2

Nëse argumenti që vjen nga autoritetet shqiptare për këtë vendim, lidhet me faktin që pasaporta e zotit Yasir Aydogmus është pezulluar nga autoritetet turke, kjo nuk përbën një bazë ligjore për ekstradim.

Është thelbësore për Shqipërinë të qëndrojë në pozicionin e saj europian dhe është një moment i rëndësishëm provojë se do të veprojë sipas Kartës Europiane të të drejtave tehemelore, një praktikë e vendeve anëtare të BE dhe dispozitë e traktateve dhe konventave ndërkombëtare humanitare.

Sinqerisht e juaja

Monica Macoevi

SHKARKO APP