Mot i keq: Shi, borë, erë e fortë dhe dallgë deri në 8 ballë

Shqipëria është ngërthyer nga një kohë me shi, rrebeshe shiu shoqëruar me erë të fortë dhe deborë. Po kështu tragetet dhe anijet kanë pezulluar punën. Nuk lejohen të dalin në det.

Moti i keq vijon edhe sot në të dyja brigjet e Adriatikut. Për shkak të kushteve aspak të favorshme detare, një nga tragetet e linjës Bari-Durrës që duhej të mbërrinte në mëngjes në Durrës ka shtyrë lundrimin dhe është nisur drejt portit shqiptar mëngjesin e sotëm dhe parashikohet të mbërrijë pas orës 14.00, ndërkohë një tjetër traget ka mbërritur me një vonesë dyorëshe, ndërsa ka nisur dhe fluksi i udhëtarëve që vijnë për pushime në atdhe këtë fundvit.

Deti regjistron forcën 8 ballë të shkallës Boufort dhe nesër situata do të vazhdojë e njëjtë, por era do të ndryshojë drejtim. Ajo do të fryjë në drejtimin veriperëndim duke sjellë dhe ulje temperaturash, ndërsa deti do të ketë forcën 7 ballë.

Kjo situatë detare ka pezulluar përkohësisht nisjen e lundrimeve për anijet e tonazhit të ulët dhe të mesëm në Adriatik, përfshirë këtu dhe anijet e peshkimit.

Në qytetet e vendit ka përmbytje rrugëve, ku në Lezhë dhe Durrës uji ka hyrë në katet e para.

Në foto: Pamje nga shpërthimi i pusetave në qytetin e Lezhës

Në foto: Pamje sot e dallgëve në molin e Shëngjinit

SHKARKO APP