Mungesa në seancën për imunitetin e Ballukut, Elisa Spiropali i përgjigjet Ballës: Provoje, thirre grupin!

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, këtë të martë tha se do të mbledhë grupin socialist për të marrë një vendim, lidhur me mungesën e Elisa Spiropalit në seancën për votimin e imunitetit të Belinda Ballukut.

Në një reagim në Facebook, Spiropali tha se e kishte lexuar me vonesë reagimin e Ballës dhe shprehu pëlqim për idenë e konsultimit me grupin parlamentar për këtë çështje. Ajo nënvizoi se duhet thirrur grupi, të zhvillohet një diskutim i plotë dhe të arrihet një vendim kolektiv, duke u shprehur se vendimmarrja kolektive është forca e grupit të PS‑së dhe garancia e legjitimitetit politik.

”Taulant, e lexova me vonesë një deklaratë tënden publike. Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë. Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë. Vendimmarrja kolektive është forca e grupit të PS dhe garancia e legjitimitetit politik. Çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur, i troçtë dhe i ndërgjegjshëm, meriton respekt, pavarësisht drejtimit që merr. Rëndësi ka që vendimi të jetë i menduar, i argumentuar dhe në përputhje me përgjegjësinë që kemi përballë publikut”,-shkruan Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i saj vjen pas një deklarate të Taulant Ballës, i cili u shpreh se “do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar”, kur u pyet në lidhje me mungesën e Spiropalit në votimin për dhënien ose jo të autorizimit për SPAK.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?