Muxhahedinët dhe ISIS. Vasili: Duhej të vendoste Parlamenti, jo Rama

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka denoncuar vendimin e Qeverisë së drejtuar nga Edi Rama për të ngritur një qendër koordinimi për luftëtarët e ISIS që kthehen në vendet e origjinës.

Petrit Vasili thekson se ky vendim duhet të merret nga Parlamenti i Shqipërisë dhe jo nga kryeministri, pasi kjo është një nismë delikate me shumë të panjohura.

Sipas Vasilit, shtete shumë herë më të fuqishme ekonomikisht dhe me nivel të lartë sigurie iu shmangen këtyre vendimeve, ndërkohë që qeveria shqiptare i pranon pa asnjë konsultim me publikun.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

“Qendër koordinimi për ISIS??? Këtë duhet ta vendose Parlamenti jo Kryeministri.

Nga kryeministri i Bullgarisë shqiptarët marrin vesh që do të ngrihet një qendër koordinimi per luftetarët e kthyer nga ISIS.

Sikurse për muhaxhedinët e Iranit përseri vetëm Shqiperia u vetofrua për një nismë të re sërish delikate me të njohura dhe të panjohura për të cilat as shqiptarët as dhe as parlamenti nuk dinë asgjë.

Po përse vendet e tjera nuk i pranojnë këto nisma?

A është Shqipëria një vend, që shkëlqen lidhur me sigurinë më shumë se vendet e tjera?

Trafiqet dhe krimi i organizuar në rritje në Shqipëri a e ulin më tej sigurinë?

A janë dakord shqiptarët me pranimin vetëm nga Shqipëria e këtyre nismave të cilave vendet e tjera, me nivele të larta sigurie dhe shumë më të fuqishëm ekonomikisht u shmangën?

Përse gjithmonë qeveria vepron pa trasparencë dhe pa informuar shqiptarët për çfarë do të ndodhe në atdheun e tyre?

Përse nuk shtrohen për diskutim në parlament këto nisma kaq delikate për të qartësuar anët negative dhe pozitive të tyrë, pasi vendimet kanë të bëjnë me shqiptarët?

Kryeministri nuk është pronar i Shqipërisë, ai është thjesht administratori i radhës së qeverisë, ndaj vendimet që shtrihen ndër vite me të gjithë pasojat negative dhe pozitive të tyre që bien mbi shqiptaret, duhet ti marrë vetëm parlamenti është i vetmi pushtet që ka detyrën kushtetuese të vendosë pasi i gjithë populli përfaqesohet aty.

“Në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”, u shpreh Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur dje bashkë me Kryeministrin Rama.

SHKARKO APP