NASA: Një asteroid i madh kalon sot afër Tokës. Jemi duke e vëzhguar
Fenomeni i lëvizjes së asteroidëve drejt Tokës përbën përherë frikë për njerëzimin.
Dy asteroidë të mëdhenj do të kalojnë fare pranë Tokës sot dhe nesër.
NASA njoftoi se asteroidi i parë kaloi këtë të premte (2016 CZ31) dhe do të afrohet i ndjekur nga asteroidi gjigant 531944 (2013 CU83) të shtunën.
Shkëmbi i parë thuhet se 219 metra i gjerë. Kjo e bën atë dy herë më të madh se Statuja e Lirisë. Asteroidi i së premtes qendroi mbi 1 milion milje larg Tokës.
Ndërsa asteroidi i së shtunës ka një diametër 320 metra duke e bërë atë 3 herë më të madh se Statuja e Lirisë. Ai lëviz 4.3 milionë milje larg nga Toka. Kjo mund të tingëllojë shumë larg, por në fakt është shumë afër në skemën e madhe të hapësirës.
Kjo është arsyeja pse NASA thotë se duhet ta shënojë atë si një “afrim” dhe të mbajë një sy në lëvizjet e tij. Asnjëherë ato nuk mund të parashikohen 100 % se si lëvizin në trajektoren afër Tokës.
Nëse një asteroid vjen brenda 4.65 milion milje dhe është mbi një madhësi të caktuar, ai konsiderohet “i afërt” dhe “potencialisht i rrezikshëm” nga agjencitë e kujdesshme hapësinore. Ai pritet të lëvizë me më shumë se 13 mijë milje në orë.