Nata finale e festivalit në RTSH

Sonte zhvillohet nata finale e Fest’58, Festivali i Këngës në RTSH, prej afro 6 dekadash, aktiviteti më i rëndësishëm muzikor i fundvitit dhe një nga më kryesorët e muzikës së lehtë shqiptare.
Pas dy netëve me spektakle plot shkëlqim, edhe nata e tretë pa dyshim pritet të jetë e tillë, duke e renditur Fest ’58 si një tjetër diamant në gjerdanin e Festivaleve të RTSH.
Juria ndërkombëtare prej 5 anëtarësh, ka përzgjedhur për të ridëgjuar e vlerësuar 12 këngë. Ato janë : “Shaj” nga Arilena Ara; “Me Tana” nga Elvana Gjata; “Me gotën bosh” nga Tiri Gjoci; “Botë për të dy” nga Olta Boka, “Eja merre” nga Era Rusi; Robert Berisha me “Ajo nuk është unë”, Gena me “Shqiponja e lirë”, Valon Shehu me këngën “Kutia e Pandorës”; Bojken Lako me këngën “Malasen”; Sara Bajraktari me “Ajër”; Kamela Islamaj me këngën “Më ngjyros” dhe Albërie Hadërgjonaj me “Ku ta gjej dikë ta dua”.
Oragnizatoret e festivalit regjisorja Vera Grabocka dhe drejtuesja Alketa Vejsiu, pas Luan Zhegut, Agim Krajkës dhe Lindida Theodhorit, kanë ftuar një tjetër yll legjendar të skenës së festivaleve në RTSH, këngëtaren Ema Qazimin, e cila pritet të sjelli emocione sonte në skenë.
Po mostalgjia në Fest ’58 nuk do të jetë e pranishme vetëm me këngëtarë, por edhe muzikë të filmave shqiptarë të autorëve të famshëm dhe shumë të dashur si Kujtim Laro, Aleksandër Lalo, etj që do të plotësohen me kërcime nga trupa e baletit Albi Nako Dance.
Muzika ndërkombëtare në Fest’ 58 do të prezantohet me të famshmen shqiptaro greke Eleni Foureira dhe kantautoren italiane me famë të botërore Giusi Ferreri.
Në rrjetet sociale dhe media te ndryshme Fest ’58 ka ngjallur komente të shumta. Emra të ndryshëm këngëtarësh dhe këngëtaresh po shfaqen me dëshirën për të qenë fitues të këtij festivali, e që më tej do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës që në vitin 2020 zhvillohet në Roterdam të Hollandës.
Tashme ftesa e RTSH për ju ka mbërritur. Në mbrëmje në RTSH 1HD, por edhe rrjete sociale./rtsh/

SHKARKO APP