Ndahet nga jeta ish-ministri, Luan Hajdaraga
Luan Hajdaraga, ish-ministër i Mbrojtjes dhe ish-deputet e nënkryetar dhe themelues i Partisë Socialiste për shumë vite, ka ndërruar jetë ditën sotme.
Hajadaraga, 69-vjeç, u shtrua disa muaj më parë në spital, si pasojë e një hemoragjie në tru. Me gjithë trajtimet disa-mujore, ai ka ndërruar jetë këtë të hënë në urgjencën e QSUT-së.
Luan Hajdaraga është një emrat e njohur të së majtës dhe politikës shqiptare. Veç kontributit në Partinë Socialiste dhe në ekzekutiv, Hajdaraga njihet për punën e tij akademike në studimet pedagogjike dhe sociologjike.
Ai është diplomuar në Bukuresht në vitin 1970. Në vitin 1985 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Institutit të Studimeve Pedagogjike. Në vitin 1991 u bë pjesë e Partisë Socialiste. Nga viti 1993 deri në 1996 ishte Nënkryetar i PS. Në vitin 1998, ai mori detyrën e ministrit të Mbrojtjes. Në 2001-2003, zëvendësministër i punëve të Jashtme. Në vitin 2008 ai u rikthye në punën akademike dhe leksionet në auditore.
Hajdaraga ka qenë deputet i Partisë Socialiste në disa legjislatura, nga viti 1991 deri në vitin 2001.
Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë nesër një ceremoni homazhesh në ndër të kujtimit të ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga. Homazhet do të mbahen në sallën e seancave plenare ditën e nesërme nga ora 10:00-12:00.
Ndërkohë, pas homazheve, Hajdaraga do të përcillet për në banesën e fundit në orën 13:00, ku trupi i tij do të prehet në varrezat e Tufinës.