Ndërkombëtarët vlerësojnë luftën ndaj kanabisit kur ministria drejtohej nga Xhafaj. Reagon ish-ministri

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar sot për rezultatet e raportit të Guardia di Finanza mbi luftën ndaj kanabisit në Shqipëri. Raporti thotë se gjatë vitit 2018, kur kjo ministri drejtohej nga Fatmir Xhafaj, Shqipëria ka arritur të dalë nga harta e kanabisit. Numri i parcelave me drogë të mbjella gjatë këtij viti, në krahasim me vitet 2014-2017, është ulur thuajse tërësisht.

Raporti vlerëson se Shqipëria gjatë këtij viti ka arritur rezultatet më të mira kundër drogës përgjatë 25 viteve. “Një Shqipëri pa kanabis!Prezantimi sot publikisht(më mirë vonë se kurrë!) i rezultateve antikanabis ’18, konfirmimi më i mirë i realitetit historik:Pas 25 vitesh, s’jemi më vend origjine i prodhimit e trafikimit të kanabisit!Krenar për çfarë bëmë,ndër të tjera, në këto vite!?”,- shprehet ish-ministri Xhafaj.

Në reagimin e Xhafaj bie në sy krahasimi me vitin 2017, para se ati të merrte detyrën, kohë e cila cilësohet dhe me bilancet më negative në luftën kundër drogës. Raporti vlerëson periudhën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Fatmir Xhafaj, duke e cilësuar si vitin më të suksesshëm në luftën ndaj drogës.

“Krenar për rezultatet e antitrafikimit në 2018. 80% ulje e trafikut me vendin fqinj krahasuar me 2017. Luftë pa kompromis e rezultate të shkëlqyera ndaj grupeve kriminale. Shifrat, kokëforta, flasin vet! Fjalët sado të bukura i merr era. Forca e Ligjit në veprim e mbi të gjithë! ??”,- shprehet ish-ministri Xhafaj.

Në reagimin e Xhafajt shprehen kritika të hapura dhe për sulmet e opozitës, por duhet theksuar se krahasimi i shifrave të ndërkombëtarëve bëhen për periudhat kur në pushtet ka qenë PS-ja. Gjatë viteve 2013-2017, Shqipëria u kthye në problem për drogën në kohën kur ministria e Brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri. Ndaj dhe mbështetja e ndërkombëtarëve i referohet periudhës së vitit 2018, kur në krye të Ministrisë së Brendshme ishte Fatmir Xhafaj.

Mesazhi i plotë i Fatmir Xhafaj në Twitter:

“Një Shqipëri pa kanabis!Prezantimi sot publikisht (më mirë vonë se kurrë!) i rezultateve antikanabis ’18, konfirmimi më i mirë i realitetit historik:Pas 25 vitesh, s’jemi më vend origjine i prodhimit e trafikimit të kanabisit!Krenar për çfarë bëmë,ndër të tjera, në këto vite!?

Me të njëjtët policë, buxhet, mjete, asistencë, në të njëjtin territor ndryshuam një realitet e krijuam model të krahasueshëm me Evropën!Fuqia e vlera qëndron te njerëzit, reformat e mëdha që PS ideoi e udhëheq për të ndërtuar shtet e drejtësi në vend! ??

Krenar për rezultatet e antitrafikimit në 2018. 80% ulje e trafikut me vendin fqinj krahasuar me 2017. Luftë pa kompromis e rezultate të shkëlqyera ndaj grupeve kriminale. Shifrat, kokëforta, flasin vet! Fjalët sado të bukura i merr era. Forca e Ligjit në veprim e mbi të gjithë! ??

Respekt dhe mirënjohje pafund bashkëpunëtorëve të mi, sakrificës së policëve të thjeshtë në territor dhe veçanërisht ekipit drejtues të Policisë së Shtetit! Njerëz që e duan vendin e tyre, të ardhmen e tij! ?

TURP i madh për ata që për vite të tëra i dhanë vendit një imazh negativ, rinisë modelin e keq e krimit të organizuar pushtet e fuqi financiare! Nëse s’kërkojnë dot falje të paktën të heshtin! Përçmim për të gjithë ata që kanë hedhur baltë mbi përpjekjet tona në këtë betejë! ?

Sot Policia e Shtetit e besueshme dhe bashkëpunuese për partneret ndërkombëtar. Ndërsa dje, kur shefi i opozitës së sotme ishte drejtuesi politik i kësaj organizate, këta partner “përshëndeteshin” me plumba që zbrazeshin nga bastioni i hashashit politik të kësaj opozite.?”.

SHKARKO APP