Ndërtuesi i “pavarur” mban anën e Ramës dhe thumbon kryebashkiaken

Dje të gjithë ndoqën një debat live mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi. Në sherrin mes kryebashkiakes së Shkodrës dhe kryeministrit është munduar të ndërhyjë edhe një person i panjohur publikisht ( është në foto).

Kur kryebashkiakja Ademi po e akuzonte Ramën se nuk ka dhënë investime për Shkodrën, pra në këtë bisedë krejtësisht politike është parë të ndërhyjë edhe një drejtues i FShF-së, që normalisht nuk mban anë në konfliktin politik. Ai dëgjohet të qësëndisë Voltana Ademin dhe ti buzëqeshë me mirëkuptim Ramës duke i kujtuar se vetëm investimi i stadiumit Loro Boriçi kushton disa miliona dollarë. Në video duket Ademi që kthen kokën e habitur nga kjo ndërhyrje sikur do të thotë po ky ç’pati. Po ai ka interesa jo futbolli , por private me kryeministrin.

Dhe pyetja kjo është në fakt, pse një anëtar i komitetit të FSHF-së duhej të ndërhynte në një përpallje mes një opozitareje dhe kryeministrit? Pse një person i futbollit duhej të tregohej aq servil ndaj kreut të qeverisë?

Anëtari i komitetit në fjalë nuk është thjeshtë njeri i futbollit. Ai është Arben Dervishaj, njëkohësisht edhe ndërtues. Ndaj merret me mend lehtë se pse ai u fut në bisedë për të mbështetur kryeministrin. Edhe Komiteti Drejtues i FSHF mbetet i “pavarur” nga Qeveria!

Edi Rama ka përzier interesat e shtetit me ato të privatit, duke anuar nga privatët pranë linjave të tij politike.

Por duhet pranuar se investimi i stadiumit në Shkodër është meritë e tij dhe Presidentit të FSHF Armando Duka.

SHKARKO APP