Ndryshime drastike në Qeverinë Rama

Edi Rama e dha sinjalin në Elbasan për ndryshime në qeveri, kur tha se kemi humbje votash në elektorat. Ndonëse rrjedhja masive e votave vjen për shkak të kryeministrit, por duket se Rama ka vendosur të largojë shumë ministra për t’ia faturuar atyre gjithë këtë zemërim të qytetarëve.

Burime të mirëbesuara tregojnë se Kryeministri do të mbajë në kabinet vetëm Olta Xhaçkën, Ogerta Manastirliun, Erion Braçen, Arben Ahmetajn, Bledi Çuçin, Anila Denaj dhe mundet edhe ministrin e brendshëm.

Një emër që do të futet në kabinet është Zef Mazi që shkon ministër i jashtëm. Mazi mbetet një personalitet në fushën e diplomacisë.

Me këto lëvizje kryeministri shpreson se do ndryshojë imazhin qeverisës tani në fund të mandatit.

SHKARKO APP