Ndryshime në Qeveri.Ikën Ministri Haxhinasto.Në pikëpyetje 5 ministra
Dreka me verë të kuqe mes Ramës dhe Metës pardje duket se ishte për ndryshimet në Qeveri. Kreu i Kuvendit Meta kur u pyet nga gazetarët për vijësinë e koalicionit tha se as që vihet në dyshim kjo gjë, bile nga Rama është lënë të kuptohet se do diskutohet edhe për një mandat tjetër me LSI. Pra dyshja Rama-Meta vazhdojnë bashkërisht qeverisjen.
Dreka e nxori kokën sot paradite kur ministri i Transporteve Haxhinasto (LSI) ka paraqitur dorëheqjen si ministër. Mësohet se me këtë rast do të ketë ndryshime të tjera në Qeverinë Rama. Mazhoranca ka edhe 10 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme ndaj i duhet të bëjë ndryshime të forta në kabinet në mënyrë që të gjenerojë tjetër energji, pasi ka marrë shumë kosto në këto tre vite e gjysëm.
Me dorëheqjen e ministrit të Transporteve Haxhinasto kryeministri Rama po bën gati ndryshime nga ministrat e PS-së. Ministri i Brendshëm Tahiri akoma nuk është vendosur nëse do qëndrojë, pavarësisht se Rama e ka dorën e tij me të fortë. Por flitet në selinë e PS-së se do ikin ministri i jashtëm Bushati, ministrja e kulturës Kumbaro, ministrja e Territorit Gjermeni, ministrja e Shtetit Felaj dhe mbetet në dilemë ministrja Harito.
Burime nga kryeministria thonë se deputetja e PDIU, Mesila Doda kalon ministre e Kulturës.