Në dekadat e ardhshme niveli i deteve do rritet me 50 centimetra, duke përmbytur gjithçka në bregdetet e Europës

Ngrohja globale po rrezikon shumëçka.

Një nga shtyllat më të rëndësishme të sistemit klimatik të Tokës, rrjedha oqeanike Atlantike e njohur si Amoc (Atlantic Meridional Overturning Circulation), mund të shembet dhe rreziku i ndodhjes së kësaj ngjarjeje katastrofike është shumë më i madh se sa besohej më parë.

Sipas një studimi të ri shkencor të botuar në revistën Environmental Research Letters, tashmë nuk mund të konsiderohet një skenar me probabilitet të ulët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Analiza e re tregon se pikë-kthesa që e bën shembjen të pashmangshme mund të arrihet brenda 10 deri në 20 viteve të ardhshme edhe pse shembja e plotë mund të ndodhë dekada më vonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çfarë është Amoc dhe pse është kaq e rëndësishme?

Amoc është sistemi që sjell ujë të ngrohtë nga tropikët drejt Evropës dhe Arktikut, ku uji ftohet, bëhet më i dendur dhe fundoset, duke krijuar një qarkullim të thellë që ndihmon në stabilizimin e klimës globale.

Ky mekanizëm mban klimën e Evropës perëndimore të butë dhe të qëndrueshme. Por me ngrohjen globale dhe shkrirjen e akullnajave, veçanërisht në Groenlandë, uji i ëmbël po hollohet në sipërfaqe, duke ndaluar fundosjen e ujërave të kripura dhe të ftohta – dhe kështu, po ngadalëson sistemin.

Çfarë ndodh nëse Amoc shembet?

Një shembje do të sillte pasoja të rënda globale:

Evropa Perëndimore do përjetonte dimra ekstremisht të ftohtë dhe thatësira verore.

Shirat tropikalë do zhvendoseshin, duke kërcënuar miliona fermerë në vendet në zhvillim.

Niveli i detit do të rritej me 50 cm shtesë në brigjet e SHBA-së dhe Evropës.

Pra rritja e nivelit të deteve do të shkaktojë përmbytje të gjithçkaje në bregdetet e Europës dhe Mesdheut në veçanti, ku futet edhe Shqipëria.

Ky parashikim i shkencëtarëve ka alarmuar kanceleritë europiane.

Një e ardhme jo e mirë parashikohet në 10 apo 20 vitet e ardhshme. Disa kompani ndërtimi dhe resorte turistike po e marrin parasysh këtë paralajmerim e po skicojnë ndërtime me larg bregdetit që mund të përmbytet nga ky fenomen i ri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?