Në Afganistan qeveria e re veç me burra, gratë protestojnë

Qeveria e re e talebanëve në Afganistan do të jetë islamike. Konfirmimin e bëri zëdhënësi Zabihullah Mujahid, i cili shpreson që diskutimet dhe konsultimet për formimin e ekzekutivit të përmbyllen mirë. Mullahu, Abdul Ghani Baradar, bashkëthemelues i grupimit të militantëve, do të vendoset në drejtim të punëve të përdtishme të qeverisë. Ende pa filluar punën, është e dukshme që frika ka kapluar vendin.

Nuk ka asnjë gjasë që gratë të jenë pjesë e qeverisë së re, të paktën në rolin e ministreve. Talebanët nuk kanë përjashtuar ndonjë rol periferik. Vlen të kujtohet thirrja që drejtuesit u bënë grave në Afganistan që të qëndrojnë në shtëpi për disa kohë pasi militantët nuk janë mësuar t’i respektojnë.

Ndoshta për këtë arsye po shmanget dhe përfshirja e tyre në qeveri. Megjithatë për të ngritur zërin kundër kësaj pabarazie, dhjetra gra afgane dolën në shesh në Herat, në një protestë të guximshme për të mbrojtur të drejtën e punës. “Është e drejta jonë për të pasur shkollim, punë dhe siguri”, kanë brohoritur në unison manifestueset.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?