Në Lushnjë dhe Fier e presin me protesta, Rama provokon demokratët
Nuk ndalon stuhia antiRama. Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe LRI në Lushnje, paraditen e sotme, e kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama.
Jashtë ambienteve ku Edi Rama po zhvillonte takimin me qytetarë të zonës mbi llogaridhënien publike, të rinjtë janë pozicionuar me parrulla në duar ku shkruhet “Qeveri mafioze”, “Qeveria e drogës”, “Rama hajdut”. Nuk kanë munguar dhe incidentet me policinë, e cila ka tentuar të bllokojë protestuesit si dhe i ka kontrolluar ata disa herë.
Pas protestave në Lushnjë, Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta edhe në Fier. Dhjetëra të rinj nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe LRI-së, kanë protestuar kundër qeverisë.
Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrime: “Poshtë pashallarët e krimit”, “Rama, Tahiri, Xhafaj = Shqiperia jashtë Europës”. Ndërkohë forca të shumta policie kanë qenë të pranishëm, ku herë pas herë ka pasur edhe përplasje me protestuesit. Policia nuk ka lejuar një pjesë të qytetarëve që tu bashkohen protestuesve.
Por ndërsa në Fier numri i protestuesve ishte disa herë më i madh, kryeministri ka zgjedhur ta marrë me humor situatën. Ai ka ngritur dy gishtat lart duke u drejtuar nga demokratët.
Protestat e të rinjve janë vijim i tubimeve të opozitës kundër qeverisë “Rama” dhe ministrave të saj. Një javë më parë Edi Rama u prit me protesta në Elbasan, Cërrik dhe Belsh.
Me sa duket stuhia popullore po mblidhet nga rrethet drejt Tiranës, fill pas 28 qershorit kur do jepet vendimi i BE për Shqipërinë.
VIDEO/EDI RAMA PROVOKON ME DY GISHATAT DEMOKRATËT
https://www.facebook.com/kohajone/videos/837401823116023/
VIDEO/PROTESTA NË FIER
https://www.facebook.com/ALB365.LAJME/videos/2113720728863188/