Në ora 22.00 deputeti Pjerin Ndreu ndryshon qëndrim ndaj “tepsisë”

Pas statusit të tij që bëri xhiron e portaleve, ku kritikonte arritjet e deritanishme në këto 100 ditë qeverisje dhe tepsinë e Ramës, vjen sqarimi nga deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu.

Ligjvënësi socialist shprehet se ata që menduan se ai kritikoi qeverinë ishin keqkuptuar, ndërsa shton se e kishte për falangat e LSI-së, sipas tij të lidhura me ‘tepsinë’. Por ky sqarim i detyruar dhe i vonuar nuk ka asnjë lidhje me LSI, pasi statusi i deputetit të PS ishte mjaft i qartë. Deputeti Ndreu duke qenë deputet pranë halleve të njerëzve, pasi realisht punon dhe takon qytetarët, ka ndjerë pakënaqësinë e votuesve të PS ndaj qeverisjes. Prandaj e ka shkruar Pjerini, pasi zakonisht ai mbetet njeri që duron. Hallet e njerëzve e detyruan të shpërthejë ndaj disa ministrave të PS.

Me sa duket sms-ja e kryeministrit Rama e bëri deputetin e PS-së të ndryshoj qëndrim mënjëherë. E pse të mos ndërronte kur shikon kokat e prera të Ben Blushit dhe Koço Kokëdhimës, të dy ish-miq të ngushtë të Edi Ramës.

REAGIMI I PJERIN NDREUT NE ORA 22.00:
Meqenese, disa media e individe e kane te veshtire perkthimin shqip-shqip, ju sqaroj qe statusi i meparshem per tepsine, ka te beje me falangat e LSI, pa shkolle e pa asnje kualifikim qe vegjetojne ne detyre ne qeverisjen tone akoma sot e kesaj dite. Ndersa vjellin vrere e pengojne zhvillimin e ketij vendi. Nje kritike kjo ndaj qeverise, por qe nuk do te thote qe ne teresi qendrimi im eshte kunder e nuk mbeshtes qeverine Rama ! Perkundrazi, statusi eshte nje kembane alarmi qe vjen nga poshte e duhet te degjohet me mire per permiresimin e qeverisjes se vendit !

pjerr

Ja çfarë kishte shkruar Pjerin Ndreu pasditen e kësaj të shtune:

“Arritja me e madhe e 100 diteve te qeverisjes eshte ruajtja e tepsise ! Ca qeveritaru-ce kan harru se kush i ka sjelle e mban ne pushtet ! Gezuar Baftjar !”, shkruan Ndreu.

SHKARKO APP