Në Shkodër do të ndërtohet kulla më e bukur në Shqipëri dhe më e veçanta në Europë

Edi Rama ka postuar sot projektin e ri të Kullës më të bukur në Shqipëri dhe më e veçanta në Europë. Ai shkruan “Mirëmëngjes me projektin fitues të konkursit ndërkombëtar, “Rozafën e Re të Shkodrës”, e studios prestigjioze spanjolle Selgascano Architects”.

Shikoni videon të shijoni arkitekturën brilante të saj.

Kryebashkiaku Benet Beci shkruan: “Shumë interesant dhe shpresëdhënës takimi me rreth 20 arkitektë ndërkombëtarë, pjesëmarrës në konkursin ndërkombëtar dhe jurinë për Rozafa Tower, organizuar nga Rozafa Group, nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama,tē gjithë shumë entuziastë për të ardhmen e Shkodrës.

Juria shpalli fitues projektin e studios spanjolle “Segalscano dhe FRPO” që prezantoi një projekt shumë inovativ, i cili  jo vetëm do të jetë një pikë e re moderne reference për qytetin, por dhe do të rrisë e përmirësojë cilësisht dhomat e hotelerisë e sallat e konferencave, në përgjigje të rritjes së kërkesës turistike në qytet”.

SHKARKO APP