Në Skrapar, pas protestës, kërcet vallja e kënga
Presidenti i Republikës, Ilir Meta organizoi dje aktivitetin “South East Europe Gathering 2018 / Mëngjesin e Lutjeve” me temë: “Duajeni fqinjin tuaj”!, ku i ftuar ishte edhe Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Pete Marocco.
Dje ishte protesta e opozitës. Po dje kryeministri Rama ishte në Berat dhe në Skrapar. Nuk dihet se si kanë rastistur që pozita dhe opozita të ndodhen në të njëjtën kohë në darkë në Skrapar, por dihet se kryetari i shtetit ishte në krye të takimit ku ishin ambasadori amerikan Lu dhe politikanë të të gjitha krahëve.
Mbrëmja e djeshme ka qenë e hareshme për ambasadorin Donald Lu dhe politikanë shqiptarë.
Të mbledhur në një darkë në kuadër të një takimi për fqinjësinë e mirë, presidenti Ilir Meta, Ambasadori Donald Lu, kreu i Republikanëve Fatmir Mediu, e politikanë të tjerë janë bashkuar në një valle me motive shqiptare.
Nën tingujt e këngës ‘Gëzuar Baftjar’, politikanët kanë kërkuar për disa momente duke sjellë edhe një atmosferë të ndezur.
Nuk dihet nëse muzika e vallja ka shkuar deri te vendi ku ishte kryeministri Rama.
Për më shumë, shikoni videon: