Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 22:41 Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq Sot Kryeministri Rama tha ndër të tjera në Asamblenë e PS për Tiranën se “Ky organizim i ri do ta marrë forcën e vet te…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Hagë
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Sulme kibernetike
  • Iran
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Hagë
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Sulme kibernetike
  • Iran
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Në vigjilje të Pashkëve për katoliçizmin shqiptar!

Forum
E shtunë, 30 Mars 2024 23:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj-

Nga greqishtja antike “pascha” e pak më përtej me rrënjë tek aramaishtja “pasah” që do të thotë “të kalosh pertej” ose “kalimi”, merr jetë një simbol i madh i njerzimit, festa e Pashkës. Hebrenjtë e lidhin me kapërcimin e Detit të Kuq, ikjen nga robëria e Egjiptit, ndërsa të krishteret me triumfin e jetës mbi vdekjen, ngjalljen e Jezu Krishtit. Nesër është rradha edhe e  katolikëve shqiptar për të besuar, medituar, reflektuar apo lutur më shumë.

Më ngjan se si në asnjë vend tjetër përgjatë shekujve, “vdekja” dhe “ngjallja” e katoliçizmit nuk ka qënë më përjetim i doktrinës sesa në Shqiperi. Lindja, martirizimi, agonia e ringjallja po njësoj. Sa të shumtë ë bënë Udhën e Kryqit me kuroren plot ferra shtrënguar ballit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shekujt e kanë sulmuar Krishterimin në vendin tonë si askund tjetër, një goditje e dyfishtë mbi të dhe njëkohshëm mbi indin kombëtar shpesh të lidhur me të. Nën trysni kohërash rrudhej. Ata, malet merrnin. Kryqi  i drunjtë me vete u printe. Në të skalitur emrat arbëror, Progon, Gjergj, Gjon, Aranit, Skura, Span  e shumë e shumë të tjerë. Etërit shpirtëror në ballë të shtegut si në “valixhen diplomatike” të Quaronit, asketik e biblik. Kur gjuha duhej të bekonte identitetin shfaqej Pal Engjëlli dhe nga keshtjellat e qëndres së Kastriotit lëshonte kumtin “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit  senit”. Kur kaq bëhej e pamjaftueshme, prifti shkodran  Marin Barleti u linte të vetëve librin e shënjtë të vetëdijes arbërore, atë që u bë adn-ja e e Rilindjes Kombëtare “Historinë e Skenderbeut”. Ne e patëm tonin, Europa e njohu gjithmonë për të vetin. Një simbiozë jetëdhënëse, mes nesh e kontinentit të vjetër.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjon Buzuku “ensëh dashunit sëh botësë sanëh”, shkruante Mesharin e Gjuhës Shqipe si një ringjallje pas epopesë së mbyllur dhe Kryezotit mbetur pa varr. Me 22 Janar 1622, Ipeshkvi e shkrimtari Pjetër Budi i dhuron “Doktrinën e Kërshtënë”,  Bibliotekës së Vatikanit. Pak më vonë mbi lumin Drin iu bë pusi teksa rrekej të ringjallte arbërorët në vetedijë e kryengritje.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Para 6 orësh
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Para 11 orësh
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Një tjetër arbër me zhgun, me 18 Dhjetor 1685 në Padova botonte “Çeta  e Profetënve” , librin e parë origjinal të prozës shqipe. Por, teksa shqipja dhe profetnit e tij sulmoheshin nga e errta botë otomane, ai mejtoi të shndërrohej edhe në prijës lirie për të mbetur po ashtu pa varr në Prishtinë.

Kur nata ishte në mes, gjuha dhë bëmat duhej të mbërrinin  në agim. Ipeshkvi i Zadrimës, Frang Bardhi e ndezi qiriun e dritës me “Apologjinë e Skenderbeut” dhe një fjalor të shqipes. Ndër qela me dritë të zbehtë pishe mësohej shqip, kohë pas kohe, shekull pas shekulli. Me porosi të Papa Albanit me gjak arbëror, Imzot Vinçens Zmajeviçi mbledh “Kuvendin e Arbërit” në Merqi të Lezhes, ishte 14-15 Janari i vitit 1703.

Leonardo De Martino, Pjetër Zarishi po në Zadrimë vunë themelet e “Qarkut Katolik Kulturor të Veriut”, prej kah doli poeti kombëtar At Gjergj Fishta, At Shtjefen Gjeçovi e shumë të tjerë bartës të letërsisë, shkollave, revistave, përpjekjeve për shtet formim e emancipim kombëtar se “Shqipnia u ba, tash duhen ba shqiptarët”. Veçmas e merr nderin Abat Preng Doçi dhe shoqëria e tij “Bashkimi” me alfabet e abetare. Në të tjera vazhda. Dom Ndre Mjeda e Dom Ndoc Nika, Ambroz Marlaskaj si vellezër të tjerë .

Me ardhjen e komunizmit, barra e rënde prapë mbi shumë syresh ra, u kërkua prej tyre shembulli i martirizimi, nuk u shmnagën  Anton Harapi, Lazer Shantoja, Vinçens Prendushi, Ndre Zadeja, Gjon Shllaku, Bernardin Palaj, Pal Dodaj, Mati Prenushi, Nikollë Mzreku e 63 klerik të pushkatuar shkrimtarë, shkencëtarë, albanologë,  filozofë e prelatë të besimit.

Kush prej tyre mbeti gjallë e kaloi jetën në burgjet e komunizmit. Ndoshta për këtë duhet lexuar “Rrno vetëm për me tregue” dhe “Françeskanët e mëdhaj” të At Zef Pllumit, sesi katoliçizmi e bota shqiptare u ndërthuren me njëri-tjetrin edhe në bashkohësi duke përsëritur kohët e vjetra.

Ky përkujtim i shkurtër e plot mungesa është vlerë për të gjithë, për historinë e mbarë kombit shqiptar. Bash në vigjilje të ringjalljes, në epokë lirie ku na pëlqen pa masë të themi me zë të lartë e  të shkembejmë thagmën e At Gjergj Fishtës, “vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë po Shqipninë e kemi bashkë”. Në vigjilje të Pashkës, kujtojmë një pjesë themelorë të historisë shqiptare ku besimet e mëdha janë muret e asaj ngrehinë që e quajmë Atdheu ynë. Harmonia, forca jonë emancipuese. Pashkë të bardha. Nënë Tereza, lutu për ne.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq
Para 4 orësh

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0
Para 4 orësh

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 4 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë
Para 5 orësh

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 4 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 6 orësh

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 12 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!
Para 6 orësh

Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.