Negociata për krizën. Çfarë pritet nga takimi i Ramës me Bashën në Presidencë?
Ka zgjatur më shumë se 3 orë takimi mes kreut të mazhorancës dhe atij të opozitës për krizën politike në vend.
Në orën 10:15 ka nisur takimi mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha. Takimi zhvillohet në ambientet e Presidencës, pas ftesës që bëri dje kreu i shtetit Bujar Nishani.
Kreu i qeverisë shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka.
I pari në Presidencë ka mbërritur kreu i Qeverisë. Ndërsa 10 minuta më vonë në Presidencë ka mbërritur kreu i PD-së.
Nuk dihet se cili do të jetë fati i negociatave. Burime nga PD bëjnë më dije se në orën 11:00 Basha do të mbajë një fjalim në çadrën e protestës së PD me intelektualë. Ky është takimi i parë i drejtpërdrejtë, mes Ramës dhe Bashës, që prej fillimit të protestës së PD-së, më 18 shkurt.
Nga detajet e para të takimit duket se nuk ka pasur as edhe një shtrëngim duarsh mes palëve. mediat janë lejuar të fiksojnë vetëm disa sekonda nga takimi, ku të dy grupet e negociatorëve shfaqen të ulur në tryezën e bisedimeve.
Takimi vjen pas presionit të fortë ndërkombëtar për hyrjen e opozitës në zgjedhjet. Edhe mbrëmë gjatë natës ka pasur insistim të Partive Popullore Europiane për vijimin e negociatave dhe futjen e PD-së në zgjedhjet.
Në tryezë është një draft i hartuar nga zvpresidenti i PPE/ David McAllistet. Ndërkohë që Basha, dje pas mbledhjes së grupit parlamentar, la të kuptohej se opozita nuk tërhiqej nga kushti për qeveri teknike.
Pas 3 orësh, ka përfunduar takimi në Presidencë mes Kryeministrit dhe kryetarit të PD-së, me ftesë të presidentit Nishani.
Ende nuk ka detaje lidhur me atë çfarë është diskutuar dhe nëse ka një marrëveshje. I pari ka dalë nga zyra e Presidentit, Kryeministri Edi Rama. Kryeministri nuk ka folur për mediat.
Ndërkohë kreu i PD-së është rikthyer sërish në Presidencë. Pritet që Basha të mbajë një qëndrim në çadrën e opozitës në bulevard.
Në tryezën e Kreut te Shtetit u ulën kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-se Lulzim Basha, të shoqëruar nga krerët e grupeve parlamentare Gramoz Ruçi e Edi Paloka.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=rSbajSlfWhQ&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]