Nënkryetari i LRI i përgjigjet Spiropalit: Jam gati të përballem në gjykatë. Po ti?

Nënkryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Klevi Pojana ka reaguar sot ndaj deklaratave të Sekretares së Rinisë, Zëdhënses së Kryesisë në PS dhe ish-Drejtoreshës së Doganave, Elisa Spiropali. Pojana komenton qëndrimin e Spiropalit, e cila shprehej se i kishin sugjeruar të bënte kallëzim penal ndaj tij. Nënkryetari i LRI shton se është gati të përballet në çdo gjykatë. Por ndër të tjera i kujton Spiropalit se duhet të bëjë punën për të cilën ajo është zgjedhur me mbështetjen e aleancës së majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Ai i shkruan se Spiropali, ‘kur kalon me makinën e saj luksoze’, duhet të shoh sesi është gjendja e rrugës ‘Mujo Ulqinaku’ në Tiranë. “Në Rrugën ‘Mujo Ulqinaku’ eshte nje pusete pa kapak, kalimtareve, atyre qe ne  patriotizem i eshte kthyer cdo sakrifice per te përmirësuar kete vend i eshte bere nje makth. Kur kalon me makine te tipit te fundit dhe sidomos kur nuk te dhimbset se se ke blere me para djerse, as nuk e ve re fare, prandaj, te lutem bej diçka qe lidhet me punën tende, do te ta dija per nder!”.

Komenti i plotë në Facebook i Nënkryetarit të LRI-së:

“Serish një telefonatë me solli në vëmendje një person që në fakt po bën gjithçka që të ketë sërish vëmendje!

Unë e mirëkuptoj këdo, që për një arsye apo një tjetër, ndihet si personazhi në romanin e Agollit ‘Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo’, e mirëkuptoj dhe më shumë kur Zylo është një shoqe!

Kur malin e Dajtit e ngjit me teleferik sigurisht është më lehtë, më bukur dhe shumë më emocionuese se sa ta zbresësh në këmbë Prandaj, ju miq , mos më kërkoni ti them gjyshes të ngrejë padi penale për dike që ka shkruar kaq dobët!

Deri tani, në jetë gjerat i kam fituar me forcat e mia, malet e sakrificave kam zgjedhur ti kaloj në këmbë, mbështetur vetëm mbi merita, dashtë Zoti,  kjo gjë të mos ndryshoje kurrë, do ndihesha shume keq për veten!

Nuk e di si mund të ndihet dikush qe gjerat ja kane shtruar me petale, ndoshta, nuk mundet as te me kuptoje dhe për ketë, si ve dot faj!

Unë s’dua të komentoj komentet e askujt, por familjes time si kane pëlqyer kurrë përgojimet, ndaj s’jam i afte fatkeqësisht te te krahasoj me askënd, as me ata te cilet me krahasove ti, pasi une, kur shoh ngjashmëri midis njerëzve dhe ti ke shume me ata qe përmendë, zgjedh ti drejtohem gjithsecilit ne emër, ne respekt te personalitetit!

Elisa, une e mirëpres çdo veprim tendin, nga Reforma ne Drejtësi  për te cilën te kujtoj qe ne menyre konsensuale i duhen miratuar dhe 7 ligjet e funksionalitetit, kam frike vetem per dicka!

Dikur, ne femijeri, me shoket kam vjedhur disa kumbulla ne kopshtin e xha Fadilit, moshën e kam pasur 10 vjeç. Ligji thotë se nuk mbaj përgjegjësi as për krim e as për kundravajtje penale, por  asokohe u denova me nje kove uje nga nene Qanija, ka qene partizane ajo, patriote, nga ato qe te jep uje ne bisht te luges!

Me kaq dhe me te gjitha ato qe kam mesuar ne Fakultetin e Drejtesise, te drejten per studim  ne te cilin e fitova bindshem, fale zotesive te mia, pa perkrahjen e asnje miku aq me teper te ndonje fondacioni, jam i gatshem te shkoj para cdo trupi gjykues!

Ne Tirane, Fier apo dhe Strasburg vetëm ne Hage jo! Atje kam frike, mora vesh qe kishin shpallur Milloshevicin te pafajshëm dhe s’jam i sigurt ne ja dal dot dhe unë si ai!

Jam i bindur qe dhe ti je kaq disponibel para çdo trupe gjykuese!!!

Duke te te uruar pune te mbare ne konkursin e talenteve, dua te te drejtohem dhe si këshilltare e dale nga aleanca te cilen mbështeta dhe per te cilen punova me mish e me shpirt une dhe mijera te rinje!

Ne Rrugen ‘Mujo Ulqinaku’ eshte nje pusete pa kapak, kalimtareve, atyre qe ne  patriotizem i eshte kthyer cdo sakrifice per te përmirësuar kete vend i eshte bere nje makth. Kur kalon me makine te tipit te fundit dhe sidomos kur nuk te dhimbset se se ke blere me para djerse, as nuk e ve re fare, prandaj, te lutem bej diçka qe lidhet me punën tende, do te ta dija per nder!

Te uroj shëndet e drejtësi!

P.S. Une jam i majte, ne një parti dhe forum te majte, vlerat e social-demokracise i ndaj me kedo qe punon per to!”.

Spiropali i përgjigjet ashpër nënkryetarit të LRI: Ka kohë për padi penale

SHKARKO APP