Neranxi: Me 14 gusht do t’i hedhim në det “Piratët e Pushtetit” për Himarën

Me 14 gusht eshte parashikuar nje beteje mes pronareve te ligjshem te tokave ne zonen e Himares dhe pales se qeverise e cila kerkon t’ua jap disa bzinesmeneve per interesa private.

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Himarjotëve Nikollaq Neranxi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe pushtetit vendor, duke thënë se me planin urbanistik të Himarës synon të shkatërrojë shtëpitë e 500 familjeve.

Neranxi është shprehur se projekti nuk është konsultuar me banorët dhe se u janë marrë firmat me mashtrim. Biznesmeni i njohur ka bërë të ditur se se do të organizojë një protestë në Himarë për të kundërshtuar planin rregullues të qytetit dhe nëse pushteti vendor nuk tërhiqet, do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore. Ish deputeti i LSI-së ka lëshuar akuza edhe ndaj kryebashkiakut të Himarës, duke thënë se, Jorgo Goro ka prerë në besë banorët e Himarës, ai ka rënë dakord me mafiozët që të na përzënë që aty.

nikollaq-neranxi

“Goro tani që ka rënë në hall, gënjen lart e poshtë, duke thënë që projektin e Himarës vetëm 5 veta e kundërshtojnë, se të tjerët e duan dhe po çon njerëz shtëpi më shtëpi që të kërcënojnë himariotët të mos vijnë në miting. Ka falsifikuar firmat e banorëve, të cilat i kishte mbi tavolinë firma e projektimit”, akuzon Neranxi.

Por me 14 gusht do te shikojme se kush do jene banoret e vertete perballe mashtrimeve dhe pervetsuesve te tokave tona- thone banoret.

“Ne det “Piratet e Pushtetit” -thote Neranxi qe ka marre pamjen e nje “rebeli” me “shpate” ne dore, si dikur kunder pushtuesve.

SHKARKO APP