“Nëse nuk ua ktheni demokratëve, PD-në, Rama do ju mundë e do na mundë sa herë të dojë!”
Kryesore E Diel, 25 Shtator 2022 19:11
Nga Basir Çollaku-
PD fiton kur partia u kthehet demokratëve, jo mandateve
Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, DEMOKRATËT dhe mbështetës të tyre, kanë votuar 59 deputetë, 7 prej të cilëve janë aleatë, por me vota cilësisht shumicë të PD. Kusuret elektorale dihen, por të humbasësh deputetë pa zgjedhje, kjo është e keqja e ndodhur te të djathtët në dy mandatet e fundit. Shfajësimet janë tollumbace.
Sot ku gjendemi?!?
Sa deputetë ka Partia Demokratike?
Sipas votave shumë.
Sipas përfaqësimit as gjysmat.
Sipas produktit me kokrra.
Sipas standardit, nuk punon peshorja.
Parimorin e bejnë të gjithë. Gjoksrrahurin pa kauzë e betejë pafundesisht të tjerë.
Anëtarësia sheh nga udhëheqësia, ku luhatjet janë të cënuara nga interesa.
PD nëse do të rikthehet, ka shansin ta ribëjë nga idealistët, pas kurrizit të të cilëve rrinë duargati pragmatistët. Fitoret thuajse gjithnjë u kanë këmbyer vendet dhe kjo ka krijuar thyerjen.
Opozita është një lloj i fortë pushteti, të cilën mazhoranca sado mundohet ta dobësojë, shkërmoqë, apo asgjësojë, në mjaft raste përpiqet ta blejë. Ndaj dhe drejtues, të mandatuar, përfaqësues të zgjedhur, votuar, të saj, kur qëndrojnë aq gjatë në dis-harmoni me rezultatet, klonojnë rrethin e tyre duke e ushqyer me thërrimet e pushtetit, në kanalin ku komunikohet shpesh.
Demokratët në prag të zgjedhjeve, Edi Rama po i degdis në La Mansh, në det mes Britanisë e Francës, në pyjet e Francës, duke shfrytëzuar thellësisht kurthin ku ka rënë opozita.
Çfarë duan deputetët ende të ndarë mes tyre?!?!
Presin temena nga njëri-tjetri?
Presin garanci për mandatet e ardhshme?
Politikanë të cilët flasin prej afro dy vitesh për emra, për individë. Jo për ide. Jo për projekte. Jo për platforma. Kjo është shenjë jo e mirë për ata konsumatorë mandatesh politike.
Asnjëri prej tyre nuk vetëlargohet.
Asnjëri prej deputetëve apo ofiqarëve partiakë, nuk thotë nuk dua mandat deputeti, por dua të rrëzoj këtë fatkeqësi qeveri. Nuk do ju dilte keq nëse do e provonin dhe këte ide.
Morali forcon opozitën, e zmadhon atë, shton rradhët e saj, besueshmërinë ndaj saj, ofertën e saj. Për ta ofruar duhet ta kesh. Me qera nuk gjendet. Dyqan morali në Tiranë nuk ka. Në rrethe mos kerkoni. Aty po mbarohen edhe njerëzit. Zgjedhjet vendore janë më afër se data. Deputetë e opozitarë jo të paktë, janë turrur mjaltërisht në sahanet e Ramës dhe Veliajt. Nëse demokratët do dinin me detaje mëkatet e shumicës së atyre që kanë votuar, do bënin napolon brinjëthyerjesh ndaj tyre. Por kjo nuk është kohë rrëfimesh më shumë se reagimesh kundër sëmundjes vrasëse me emrin Edi Rama. Zullumqarët politikë, me duar në sajdisjet e Ramës do vetëshemben. Do i marrë ai dhe taksa e hiles me vete. Dalldia e sherrit brenda PD mbahet ndezur nga Rama. Ai investon pushtet dhe para për këtë gjë. Eshtë disi kaos mendimi të kuptosh shumë nga të privilegjuarit e pushtetit të Berishës, madje padrejtësisht të përzgjedhur, kanë marrë dyfekun kundër tij, demek për hatër të USA. Mercenarët e kanë mendjen në xhep jo në kokë. Ndani ideologjinë deputetë e partiakë të nderuar
Jeni të djathtë
Apo kujoni se jeni
Të djathtët kane nisur të kthehen në pushtet në vende me simbolikë të madhe. Përmbysjen natyrisht e presim në nëntor në USA. Deputetë dhe partiakë demokratë, mos kini frikë të uroni fitoren e Republikanëve në SHBA. Madje ua kërkoni shqiptarëve që jetojnë atje të kontribuojnë për këtë aq sa peshë kanë. Nuk jeni ambasadorë, për të qëndruar neutralë.
Ka dhe të burgosur, internuar, apo persekutuar që dhe në vuajtje dhe sot janë ende të majtë. Ndaj kapërcimet bëhen si në vijat e bardha në xhade.
Nuk ju bën hapja e dosjeve të djathtë. Duhet patjetër hapje. Domosdoshmërisht po. Ndonëse aty keni qenë 32 mote dhe se keni qethur fort. Tani po i hap Rama. Kjo nuk është hapje.
Demokratë funksionarë, si deputetë, drejtues politikë, nëse nuk ua ktheni demokratëve Partinë, Rama do ju mundë e do na mundë sa herë të dojë.
Pra, nëse e mbani për vete..