“Nëse Tahiri flet, qeveria bie. Ish-ministri rrezik për jetën nga mazhoranca”

Gazetari Artan Hoxha deklaroi sonte në “Opinion” se Saimir Tahiri përbën një rrezik për mazhorancën nëse vendos të flasë. Hoxha u shpreh në studion e emisionit “Opinion”, se nëse Tahiri do të flasë, maxhoranca bie. Ai tha se ditën e sotme Saimir Tahiri u dërgoi mesazh disa emrave të mazhorancës, duke nënkuptuar një kërcënim të hapur. Gazetari theksoi se Tahiri përbën një kërcënim për maxhorancën.

“Nga ky moment Tahiri është një person i apasionuar pas aventuarave dhe që del shëtitje vetëm nga Mali me Gropa. Ai duhet të bëjë kujdes që nga dita e sotme, ai duhet të tregohet i kujdesshëm edhe për jetën që bën. Sepse përbën rrezik për maxhorancën”, deklaroi Hoxha.

Në studion e emisionit ”Opinion”, duke ju referuar deklaratave të bëra sot nga Tahiri ku njoftoi edhe dorëheqjen, Hoxha tha se ato ishin një kërcënim që i drejtoheshin një grupi brenda mazhorancës.

”Nëse Tahiri flet qeveria bie. Është ministri i Brendshëm më jetëgjatë në detyrë. Me fjalimin sot ai ka kërcënuar një grup brenda mazhroancës”, deklaroi Hoxha. Sipas tij, “Tahiri është i kërcënuar nga mazhoranca”.

Ndërkohë ish-ministri Tahiri te emisioni i Ylli Rakipit në Top Channel la të nënkuptohej se ende nuk kam folur, duke bërë presion të hapur mbi parlamentin, qeverinë dhe natyrisht ndaj Kryeministrit. Mësohet se qeveria ka tension e frikë se ç’mund të flasë ish-ministri Tahiri.

 

SHKARKO APP