Sot në Itali dëshmia e “financierit të drogës”, por alarmohet Tirana

Sot priten zhvillime interesante nga Italia edhe për Shqipërinë. Gazetari Basir Çollaku përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Nezar Seiti, i ashtuquajtur edhe financieri i bandës së Habilajve, ekstraduar në Itali, do të dëshmojë të martën në Prokurorinë e Catanias, ku ndodhet prej 8 ditësh i transferuar nga Roma.

Çollaku thotë se sipas burimeve të tij, “një marrëveshje bashkëpunimi me drejtësinë italiane është gatuar mes të pandehurit dhe autoriteteve. Rrëfimi i thelluar i Seitit ka alarmuar Tiranën pasi përveç Habilajve, Tahirit dhe të arrestuarve, janë dhe emra të tjerë të prokurorisë, gjykatës e policisë të përfshirë në dëshmi që rrezikojnë tej parashikimeve të deritanishme”.

Postimi i gazetarit Basir Çollaku:

Nezar Seiti, rrefimi sot ora 14 në Catania, bashkëpunimi që alarmon Tiranën!! Arreste të reja?!

Nezar Seiti, i ashtuquajturi financieri i bandës “Tahiri Habilaj” në ora 14.00 do të dëshmojë në prokurorinë e Catania, ku ndodhet prej 8 ditesh i transferuar nga Roma.

Duket se një marrëveshje bashkëpunimi me drejtësinë italiane është gatuar mes të pandehurit dhe autoritetëve. Rrefimi i thelluar i Seitit ka alarmuar Tiranën pasi përveç Habilajve, Tahirit dhe të arrestuarve, janë dhe emra të tjerë të prokurorisë, gjykatës e policisë të përfshirë në deshmi që rrezikojnë tej parashikimeve të deritanishme. Burime të besueshme të përfshirë në proces hetimor thonë se pëlqimi i Nezar Seitit duket se ka mbërritur dhe autoritetet janë gati për një seancë të gjatë sot duke nisur nga ora 14.00.

Avokati mbrojtës që e ka përfaqësuar në Shqipëri, Detar Hysi ka këshilluar klientin e tij të vijojë procesin dhe jo të bashkëpunojë duke shpresuar në pozicionin jo rendues të klientit. Dhe çuditërisht vazhdon të heshtë duke mos kallëzuar as penalisht ekstradimin e paligjshëm të klientit të tij siç kishte premtuar. Përse ka ndodhur kjo, kanë ushtruar presion apo ka bërë marrëveshje me autoritetet?! Ndërsa po sipas të njëjtave burimeve avokati italian Biagio Maurizzio Catalano, ka qenë pro bashkëpuninit me drejtësinë duke përfituar rrethana të konsiderueshme lehtësuese për klientin e tij. Janë disa episode të tjera hetimore ku Seiti dhe Habilajt janë përfshirë dhe kjo e ka rënduar se tepërmi grupin duke rrezikuar denime ekstreme.

Kjo me sa duket ka shtyrë Nezar Seititin të konsiderojë seriozisht bashkëpunimin. Ka një përpjekje intensive nga të tjerë të përfshirë në këtë dosje kryesisht nga Tirana që bëjnë të pamundurën ta shtyjnë dëshminë dhe të mos shkojë Nezar Seiti në këtë rrëfim që sjell me siguri urdhërarreste të reja nga Italia. Kjo mund të sjellë zhvillime të forta të kësaj dosje në Tiranë duke ndryshuar ndoshta dhe statusin penal të ish-ministrit Tahiri. Gjithashtu ka pjesë dosje të pa ardhura në Tiranë që kanë histori të reja trafiku. Kanë shkuar dhe priten të shkojnë përfaqësues të Krimeve të Rënda duke kaluar në një etapë të pakthyeshme të hetimit që nuk mund ta ndalojë mazhoranca në Tiranë… (Basir Çollaku).

U përpoqëm me avokatin e tij në Tiranë Detar Hysi për të marrë edhe opinionin e tij në lidhje me ngjarjen e sotme si dhe këto që poston gazetari Çollaku, por telefoni i tij rezultonte i fikur.

 

SHKARKO APP