Nesër ora 10 jepet vendimi. Në Kukës apo Tiranë? Priten grumbullime masive
Burime nga gjykata e Kukësit tregojnë se nesër në ora 10.00 në këtë gjykatë pritet të mbërrijnë të arrestuarit e ditës së shtunë për ngjarjet në Rrugën e Kombit. Mësohet se në Kukës do të mblidhet opozita dhe mijëra demonstrues në pritje të vendimit nga ana e gjykatës. Por opozita dyshon se lajmi që është përhapur se vendimi do jepet nga gjykata e Kukësit, është i rremë, sepse duan të çojnë opozitën në Kukës dhe të qetë t’i dënojnë në gjykatën e Tiranës. Ndaj opozita ka dy skenarë: Një e pjesë e madhe e zonës së Kukësit, Hasit, Mirditës dhe Tropojës do rrethojnë gjykatën e Kukësit në pritje se mos i sjellin papritur nga Tirana dhe mbarojnë punë duke ua dënuar mu në qytetin e Kukësit, kurse një numër tjetër protestuesish nga Tirana dhe Kamza do rrijnë gati në gjykatën e Tiranës. Në Kukës do të drejtojnë “rrethimin” Arben Ristani, Flamur Noka dhe Luan Rama, kurse në Tiranë do jenë krejt liderët opozitarë.
Burimi konfidencial nga opozita thotë se në të rastin që merret informacioni se po shkojnë në Kukës të arrestuarit dhe ku pritet mbi tre ose katër orë seanca gjyqësore të vazhdojë, qindra opozitarë do nisen nga Tirana me liderët e tyre drejt Kukësit. Dhe anasjelltas, i njëjti skenar.
Nga selia blu thonë se do rrethohen gjykatat e Kukësit dhe Tiranës jo në shenjë presioni, por solidariteti me të arrestuarit, por nëse vendimet do jenë sipas urdhrit të kryeministrit Rama, si dhe nëse policia do përdorë forcën,nuk mund ti mbajmë të revoltuarit protestues.
Njoftimi gjykatës së Kukësit:
Ndërkohë sot para drejtorisë së policisë së Tiranës vazhdon protesta e familjarëve të arrestuar si dhe qindra simpatizantëve të opozitës. Ndodhen edhe nga shoqeria civile.
Kancelari i Gjykatës së Kukësit, Shikim Korbi ka dalë në një deklaratë për mediat në lidhje me vendimin për seancën e masës së sigurisë për 23 kuksianët e arrestuar nga policia.
‘Kërkesa nga akuza ka ardhur në orën 9:45 minuta. Gjykata ka vendosur që seanca për masat e sigurisë të zhvillohet nesër në orën 09:00 të mëngjesit’, është shprehur në një deklaratë për mediat kancelari i gjykatës, Shikim Korbi.
Deklarata e plotë e Gjykatës së Kukësit:
Gjykata e gatshme ka vendosur që seanca të zhvillohet nesër në Gjykatën e Rrethit Kukës.
Infrastruktura e Gjykatës nuk lejon që të 23 të vijnë në sallë, por do të shikojmë mundësitë që seanca të zhvillohet për të gjithë njëherësh për të 23. Akuza është 236/2, kundërshtim i forcave të policisë dhe shkatërrim i pronës publike.
Nga momenti i paraqitjes së kërkesës e deri pasnesër janë 48 orë kur Gjykata ka të drejtë të shqyrtojë kërkesat nga organi i akuzës.