Nesër, ora 12.00, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit fton popullin në “Përkujtimore-Protestë” në sheshin “Skenderbej”

Aleanca për Mbrotjen e Teatrit, një bashkim intelektualësh, njerëzish të thjeshtë, gazetarë, njerëz pa parti, etj. kanë bërë thirrje për një Përkujtimore në sheshin “Skenderbej” në ora 12:00. Sipas informacioneve do jenë me mijëra vetë që do vijnë nga Tirana dhe krejt Shqipëria. Nga ana tjetër mësohet se policia nuk ka ndërmend të ndërhyjë, pasi flitet për 9 majin, fitoren mbi fashizmin e nazizmin.

Njerëzit do vijnë me maska dhe do të mbajnë distancë 2 metra nga njeri-tjetri.

Ja postimi i plotë i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit:

Të nderuar miq, e ndërmarrim këtë nismë për të thirrur qytetarët në një “PERKUJTIMORE” kundër diktaturës, falimentimit ekonomik dhe burgut shtëpiak, me të cilin janë dënuar 2.8 milion shqiptarë.

Mjekë dhe qytetarë të shquar kanë argumentuar se piku i epidemisë së Covid-19 në Shqipëri ka qenë midis fundit të janarit dhe fillimit të shkurtit, pra të paktën një muaj para se qeveria të ndalonte jetën normale në vend, duke dënuar të gjithë popullin me papunësi dhe burg shtëpiak.

Mbi 110 mijë njerëz kanë humbur punën në këta dy muaj, pa llogaritur këtu gjysmën e popullsisë së vendit që jeton në fshat. Shqipëria, e varfër dhe e zhytur në borxhe edhe para epidemisë, tani rrezikon falimentimin ekonomik. FMN dhe BB kanë parashikuar qysh tani një rënie prej 5-7% të prodhimit kombëtar.

Ndërkohë Shqipëria është tërhequr nga 5 nene të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
OKB dhe KE kanë paralajmëruar rrezikun e shfrytëzimit të epidemisë si pretekst për fuqizimin e regjimeve autoritare, si Shqipëria.

ju ftojmë të protestojmë të Shtunën, 9 maj, ora 12.00 në Sheshin Skënderbej, pranë Lulishte Europa. Sigurisht duke ruajtur distancimin social.

Sa më shumë të jemi, aq më të fortë jemi përballë policisë partiake të kryeministrit.

#StopDiktaturës
#StopFalimentit
#HapniShqipërinë

SHKARKO APP