Pse Edi ka frikë nga Rama?
Fragment nga shkrimi që botohet në gazetën “KOHA JONE”, e martë, 2 shkurt:
Nga Nikoll LESI
….Edi Rama nuk ka frikë nga rezultati i votimit. Ai e bën për dy arësye mos tërheqjen nga vendimi personal që nuk do të shkojë në kutinë e votimit. Së pari si kokëfortesi që të mos i thonë se “të detyroi Blushi të bëhet votimi!”. E mendon paksa dhunshëm pasi, sipas tij, i rrëzohet autoriteti para vartësve. Edhe vetë Rama ka kërkuar votim e zgjedhje në vitin 2003 kur konkuroi përballë Fatos Nanos në kongresin e PS-së. Ishte Blushi që publikisht kaloi me Edi Ramën kundër Nanos, aq me tepër që ishte edhe ministër në kabinet. Asokohe një ministër i qeverisë deklaronte votën prokandidatit antikryeministër, kurse sot krejt turra e ministrave janë sulur kundër Blushit e në servilizëm të hapur për kryeministrin Rama…..