Nesër studentët shqiptarë protestë të madhe në Shkup, dridhet Maqedonia!

Protesta e paralajmëruar e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në provime nuk është thjesht një reagim akademik. Ajo është kthyer në një provë të rëndësishme politike dhe demokratike për vetë shtetin maqedonas.

Protesta zhvillohet këtë të hënë, ora 16.30 në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Në thelb të kësaj përplasjeje nuk qëndron një kërkesë për privilegj. Studentët shqiptarë nuk po kërkojnë trajtim të veçantë. Ata po kërkojnë zbatimin e një të drejte që buron nga Kushtetuta, nga ligjet në fuqi dhe nga vetë marrëveshjet politike mbi të cilat është ndërtuar bashkëjetesa ndëretnike në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe pikërisht këtu nis problemi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa herë që në Maqedoninë e Veriut hapet çështja e gjuhës shqipe, një pjesë e politikës maqedonase reagon jo si ndaj një të drejte kushtetuese, por si ndaj një kërcënimi politik. Kjo është arsyeja pse edhe një kërkesë normale e studentëve për të përdorur shqipen në procesin e provimeve po trajtohet me tension dhe kundërshtim.

Në fakt, çështja e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është e re. Ajo ka qenë për dekada një nga plagët më të ndjeshme të marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe shtetit maqedonas. Nga Universiteti i Tetovës në vitet ’90, deri te Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001, shqiptarët kanë kaluar përmes protestave, represionit dhe përplasjes politike vetëm për të fituar të drejta që në shumicën e vendeve demokratike konsiderohen normale.

Prandaj protesta e studentëve ka një simbolikë shumë më të madhe sesa duket.

Ajo është një mesazh se brezi i ri shqiptar nuk pranon më që të drejtat e garantuara me ligj të varen nga humori politik i qeverive në Shkup. Studentët po kërkojnë standard europian: nëse ligji e njeh gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, atëherë ajo duhet të përdoret pa pengesa në institucionet publike, përfshirë universitetet dhe procesin e provimeve.

Kundërshtimi i kësaj të drejte krijon një perceptim të rrezikshëm: se në Maqedoninë e Veriut ende ekziston frika ndaj barazisë reale të shqiptarëve.

Dhe kjo është një lojë e rrezikshme politike.

Sepse shtetet multietnike nuk mbahen të bashkuara duke kufizuar të drejtat e komuniteteve, por duke garantuar respekt të barabartë për të gjithë. Çdo tentativë për ta relativizuar përdorimin e gjuhës shqipe jo vetëm që dëmton marrëdhëniet ndëretnike, por krijon tensione të panevojshme në një moment kur rajoni ka nevojë për stabilitet.

Më shqetësues është fakti se disa reagime nacionaliste në prag të protestës kanë rikthyer gjuhën e viteve të vështira të konfliktit politik dhe etnik. Pamjet e forcave speciale me thirrje nacionaliste në zonat shqiptare kanë rritur tensionin dhe kanë krijuar frikën se protesta po shihet nga segmente të caktuara jo si një kërkesë demokratike, por si përballje force.

Ky do të ishte gabimi më i madh.

Sepse protestat studentore janë pjesë normale e demokracisë. Dhe kur ato zhvillohen për mbrojtjen e një të drejte kushtetuese, shteti duhet të garantojë dialog dhe qetësi, jo atmosferë presioni.

Në fund, çështja është shumë e thjeshtë:
nëse gjuha shqipe njihet me Kushtetutë dhe ligj, atëherë ajo nuk mund të trajtohet si tolerancë politike që jepet ose hiqet sipas interesave të momentit.

Një shtet që synon Bashkimin Europian nuk mund të ketë frikë nga përdorimi i gjuhës së qytetarëve të vet. Dhe aq më pak nga studentët që kërkojnë vetëm atë që ligji ua garanton.

Nëse policia provokon apo përdor forcën ndaj studentëve, atëhere pasnesër nuk ka më Maqedoni të Veriut!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?