Nesër Trump pret Ramën në Washington, Balla: Krenarë që vitin e ardhshëm Samiti i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla zhvilloi këtë të mërkurë një takim me të Ngarkuarën me Punë të Amerikës, Nancy VanHorn. Në një postim në Facebook, Balla thotë se me VanHorn, temat e diskutimit ishin të shumta dhe produktive. Ai nënvizon se Shqipëria do të presë samitin e NATO-s vitin e ardhshëm dhe se qeveria ”Rama 4” mbështet vizionin e presidentit amerikan, Donald Trump për fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.
Postimi i plotë
Ndërsa nesër në Washington Presidenti Donald Trump mirëpret kryeministrin Edi Rama dhe aleatë të tjerë në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, u takova sot me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn.
Temat e diskutimit ishin të shumta dhe produktive. Jemi krenarë që Shqipëria do të mirëpresë vitin e ardhshëm Samitin e NATO-s dhe mbështesim vizionin e Presidentit Trump për rritjen e shpenzimeve në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, angazhime të cilat Shqipëria po i përmbush hap pas hapi.
Gjithashtu diskutuam për interesin e kompanive amerikane, partneritetet e drejta ekonomike dhe hapat e hedhura nga autoritetet ekzekutive në inicijimin e një mekanizmi efikas për shqyrtimin e investimeve. Vlerësova lart mesazhet e Sekretarit të Shtetit Rubio mbi partneritetin e pazëvendësueshëm euro-atlantik në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
KOHA JONË SONDAZH


