Ngjarja tragjike në Dallas, SHBA. Sipas gazetës New York Times: Luftë Civile

Shpërthimi i ri i dhunës në SHBA ka tronditur opinionin publik jo vetëm atje, por në mbarë botën. Pesë policë u vranë nga persona të armatosur në Dallas, ndërsa në qytet protestohej kundër vrasjeve të dy personave me ngjyrë nga policia.

Gazeta “New York Post” shkruan që tani për një luftë civile në SHBA. Tre persona që qëlluan mbi policët janë arrestuar, një i katërt vrau veten.Ka raportime se të paktën dy prej tyre kanë qëlluar me armë snajper nga pozicione të larta.

Një nga viktimat është Patrick Zamarripa. Vëllai i tij postoi një foto të tij me babanë, shoqëruar me postimin: “Asnjë baba nuk duhet të varrosë të birin. Ti je hero Patrick. Të dua”.

Një nga personat e arrestuar thuhet se deklaroi, teksa shëtiste i qetë me armë mes njerëzve: “Fundi po vjen”. Por çfarë e provokoi masakrën më të rëndë ndaj policëve në SHBA që prej 11 Shtatorit?

d3

Gjithçka erdhi pas vrasjeve të dy personave me ngjyrë nga policia brenda pak orësh.

Philando Catile, 32 vjeç dhe Alton Sterling, 37 vjeç, u vranë në dy incidente që ndezën protesta në vend.

Alton Sterling u qëllua nga afër nga oficerët, pasi e kishin vënë përtokë me pretendimet se kishte një armë. Pamjet e filmuara tregojnë momentin kur policët e vendosin poshtë. Papritur njëri nga oficerët bërtet: “Ai ka një armë”. Më vonë, tjetri e qëllon disa herë në gjoks dhe shpinë.

Pak orë më vonë, e dashura e Philando Castile shokoi botën kur transmetoi live të dashurin e qëlluar nga policia.

Policia e kishte ndaluar pasi makina kishte një fener të thyer. Castile, që thuhej se ishte një person model për shoqërinë, u kishte thënë se kishte një armë me leje. Por teksa afrohej për të marrë dokumentet, siç ia kërkoi oficeri, atë e qëlluan. Protestat “Jeta e të zinjve vlen” shpërthyen kudo.

Këtë vit, policia ka vrarë mbi 130 persona me ngjyrë. Sipas studimeve, të rinjtë e zinj kanë 9 herë më shumë mundësi që të vriten nga policia.

d2

Ngjarja

Shtetet e Bashkuara janë tronditur nga një tjetër ngjarje e rëndë, teksa pesë oficerë policie janë qëlluar për vdekje ndërkohë që shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Gjithçka ka ndodhur në Dallas, gjatë kohës që disa qindra persona kishin dalë për të protestuar në shenjë kundërshtimi ndaj vrasjes së dy shtetasve amerikanë me ngjyrë përgjatë dy ditëve të fundit. Situata mbetet ende e paqartë, por autoritetet kanë shoqëruar në ambientet e policisë tre të dyshuar.

Një prej tyre u vetëdorëzua, ndërkohë që dy të tjerët janë vënë në pranga pasi efektivët nuhatën një sjellje të dyshimtë. Burime zyrtare bëjnë me dije se oficerët e policisë janë qëlluar me snajper gjatë kohës që po mbikqyrnin protestën.

Aktualisht policia po negocion me një tjetër të dyshuar i cili ndodhet në një parking makinash dhe po kërcënon se do të sulmojë sërish. Gjatë momentit që policia i’u afrua zonës, personi në fjalë mësohet të ketë hapur zjarr kundrejt oficerëve. I dyshuari ka thënë gjithashtu se ka një sasi të madhe eksplozivi dhe se do t’a aktivizojë lëndën plasëse në rast se policia do të afrohet. Autoritetet raportojnë se hetuesit po marrin në pyetje personat e ndaluar, por në bazë të komunikatës së tyre, ata nuk po bashkëpunojnë për të ndihmuar në zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Edhe pse nuk ka ende një raport, motivet e këtij sulmi janë të qarta. Të dyshuarit kanë sulmuar në shenjë hakmarrjeje ndaj vrasjeve të regjistruara gjatë dy ditëve të fundit në Minesota dhe Louisiana, ku dy persona me ngjyrë janë qëlluar me gjakftohtësi nga policia. Ky episod ka shkaktuar edhe protesta masive në shumë shtete amerikane.

d1

 

 

SHKARKO APP