Ngjarjet e ditës: Ikën Haki Çako dhe opozita protesta pa ndalesë kundër Ramës

Sot java ka nisur me dy ngjarje të rëndësishme: Ikën Haki Çako drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Mësohet se ka patur përplasje të forta mes Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa dhe Kryeministrit Edi Rama në lidhje me largimin e Çakos. Kryeministri nuk donte ta largonte, por insistimi i zotit Xhafa ka qenë i prerë. Haki Çako është akuzuar nga LSI dhe PD për kanabizimin e Shqipërisë bashkë me Saimir Tahirin dhe se ishte Ilir Meta në kohën që drejtonte LSI, i cili e ka akuzoi Haki Çakon si “haki droga”.

MOTIVACIONI PER SHKARKIMIN E ÇAKOS: DUHEN ENERGJI TE REJA!

Në njoftimin e dërguar nga Ministria shkruhet se Fatmir Xhafaj ka patur një takim me Haki Çakon ku e ka falënderuar për detyrën që ka kryer, por nga ana tjetër, shkruhet në njoftim, drejtimit të policisë së shtetit “i duhen energji të reja” pasi sfidat e reja kërkojnë “një ritëm më të shpejtë

NJOFTIMI I MINISTRISE SE BRENDSHME:

Me propozim të Ministrit të Brendshëm, zotit Fatmir Xhafaj, Këshilli i Ministrave miratoi lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako.
Ministri Xhafaj, vlerëson kontributin, angazhimin dhe përkushtimin e zotit Çako në drejtimin e Policisë së Shtetit, gjatë viteve të fundit. Ai ka një karrierë të gjatë në Polici dhe ka drejtuar me profesionalizëm struktura të niveleve të ndryshme.

Ministri Xhafaj, pati një takim gjatë të cilit e falënderoi Drejtues Madhor Çakon për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, në përmbushjen e misionit të Policisë së Shtetit.
Megjithatë, realizimi i objektivave të këtij mandati qeverisës, në fushën e rendit dhe sigurisë publike, sfidat që e presin Policinë e Shtetit, kërkojnë një ritëm më të shpejtë dhe dinamikë të madhe pune. 

Për këtë arsye është i domosdoshëm një lidership i ri, me energjitë të reja për të motivuar dhe çuar përpara punën e Policisë së Shtetit. Puna e kësaj të fundit, domosdoshmërisht duhet të jetë e orientuar drejt rezultateve konkrete, me qëllim që t’u përgjigjet, kësisoj, më mirë kërkesave të kësaj faze të re dhe pritshmërive të larta të publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë ndaj Policisë së Shtetit/NJOFTIMI ZYRTAR/ 

Por tashmë duke se ministri i brendshëm Fatmir Xhafa po rrit kuotat e tij publike, sepse fitoi mbi kryeministrin edhe në raport me Haki Çakon. Me Fatmir Xhafën duket se është edhe Gramoz Ruçi i cili pasi është kthyer nga SHBA në vizitë zyrtare mbetet me i qartë se çfarë duhet bërë për luftën kundër drogës dhe grupeve kriminale.

Ngjarja e dytë e kësaj të hënë vjen për çka do bëjë opozita e bashkuar, e cila do të fillojë valën e protestave për rrëzimin e qeverisë Rama. Nisur nga ajo çka tha Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ky vit do jetë vit protestash dhe përballje me kryeministrin Rama. Opozita thotë se do ta rrëzojë kryeministrin me çdo mjet e kusht. Burime të rezervuara nga opozita tregojnë se PS do ta zgjedhë kryeministrin e ri, pasi ka 74 vota, por jo Edi Ramën. Mësohet se edhe në PS kanë filluar grupimet për të marrë PS-në në momentin kur do të rrëzohet Edi Rama. Por si opozita, ashtu edhe grupimet në PS nuk e njohin Edi Ramën; ai nuk ikën me qetësi.

Protestat janë rruga e duhur për ta realizuar, thonë nga selia blu.

SHKARKO APP