Ngjela: Ruçi dhe Xhafaj të rrëzojnë kryeministrin fantazist dhe antishtet

Nga Spartak Ngjela. 

E dëgjuat ligësinë Rama në Prishtinë për “presidentin konsensual” të dy shteteve?

Një turp që tregon që Shqipëria ka si kryeministër një person që nuk di fare se çfarë është shteti, por që në të njëjtën kohë edhe një indivi që, i kapur në korrupsion nga avancimi i Reformës në Drejtësi, po kërkon destabilizim rajonal.

Po mund ta arrijnë dot këtë tre individë fare pa forcë në opinionin politik ndërkombëtar, siç janë Berisha, Rama dhe Meta?

Kjo është një Pamundësi Absolute.

Po nga e polli Rama presidentin konsensual?

E para: si ka mundësi që dy shtete të pavarur, me strukturat e tyre juridike të zgjedhin një president konsensual për dy shtete?

E di ky injorant që presidenti i çdo republike demokratike është subjekt i të drejtës së shtetit të vet?

E di ky që sot, përderisa ka dy shtete të veçantë, shteti shqiptar dhe shteti i Kosoves, ka dhe dy të drejta të ndryshme nga njëra-tjetra?

E kupton dot kryeministri Rama që një President i përbashkët dy shtetesh është kërkesë primitive që vjen nga bashkimi i dy mbretërive?

Si ka mundësi që dy republika ballkanike të pavarura të drejtohen nga një President i përbashkët kur strukturat e të drejtës së tyre janë ngritur mbi dy kushtetuta të pavarura shtetesh të pavarur???

Sigurisht që kjo në fillim analizohet pse është thënë, dhe pastaj ngriht pyetja: pse e tha Rama tani?

Por ky kryeministër na tha që për presidentin konsensual është “nisur nga fantazia e tij”.

Sigurisht që u tërhoq nga qëllimi, se dështoi.

Pse shtetin, ky kryeministër, e di nocion fantsat?

Atëherë: pse rri ende dhe nuk ikën e të futet në çdo bodrum për të fantazuar marrëzinë e tij në një telajo?

Po socialistët akoma do ta mbajnë këtë individ fantast dhe antishtet që t’i drejtojë si kryeministër?

Por, duke e ditur aleancën shqiptaro-amerikane që funksionon në të dy shtetet, pyetja tjetër që ngrihet këtu është kjo: a është konsultuar Rama më Uashingtonin për këtë çështje?

Të gjitha këto arsye që vijnë nga pyetjet e më sipërme të japin të kuptuar që ky kryeministër i pushtuar nga ligësia antishqiptare, e ka një hall.

Cili është halli Rama?

Sigurisht halli i tij është Reforma në Drejtësi.

Po ç’lidhje ka kjo me deklaratën për presidentin konsensual Shqipëri-Kosovë?

Kjo ka një lidhje të drejtpërdrejtë: është konstantia Berisha-Rama që tenton gjithësisht në destabilizimin i Shqipërisë.

Çdo veprim që ju duket absurd, vjen në Shqipëri nga krerët për të destabilizuar Shqipërinë, por mundësisht edhe rajonin. Presidenti i përbashkët konsensual i Ramës ka lidhje më dëshirën e tij për destabilizimin e rajonit; se ky mendoi që ky solucion i tij do të ngjallte si me flakë nacionalizmin shqiptar dhe kundërpërgjigjen e nacionalizmit serb. Por ja që, injoranca fëminore, i ka ditur gjithmonë flluckat e sapunit si anije kozmike…

Prandaj, a do ta arrijnë dot destabilizimin e rajonit këta të fantaksur me fluckat e tyre të sapunit?
Edhe kjo është pamundësi absolute.

Po, a do të heqin dorë këta nga veprimi i tyre antikombëtar po të binden për këtë pamundësi absolute të destabilizimit të Shqipërisë dhe të rajonit?

Jo, ata nuk binden.
Atëherë pyetja është kjo: po Socialistët akoma do ta durojnë këtë kryeministër?

Për këtë duhet pyetur Gramoz Ruçi dhe Fatmir Xhafa.

SHKARKO APP