Ngjela: Rruga e Kombit ndërtuar nga lekët e popullit. Jo tarifë pagese!

NGA SPARTAK NGJELA.

Terminalet e pagesës në një rrugë ka të drejtë t’i vendosë vetëm konçesionari që e ka ndërtuar rrugën ose autostradën me paratë e tij. Sepse ky do të nxjerrë paratë e investimit.

Kurse, kur rruga është ndërtuar me paratë e popullit, nuk ka pagesë.

Ky është ligji amerikan, sepse ky është koncepti i tregut të lirë dhe të drejtë.

Prandaj; Rrugën e Kombit e ka ndërtuar populli me taksat e tij, dhe fitimet i merr konçesionari duke rropatur popullin që e ka paguar vetë rrugën … Dhe, sigurisht, rrjedhimisht, këtu fiton edhe korrupsion i shqiptar.

E shikoni se ku jemi?

Zbato ligjin Rama ose ikë… Se vepra penale që po kryen është shumë e rëndë.

E gjithë kjo shkelje e madhe e parimeve të tregut dhe korrektesës së shtetit vjen si pasojë e faktit që ky kryeministër, i bllokuar nga financimi perëndimor, nuk ka para për shtetin

Por, në një rast të tillë, nuk dërrmohet dinjiteti i popullit për pushtetin e Ramës, por ikën Rama që kryeministri i pranuar nga Perëndimi të fillojë financimin normal të zhvillimit shqiptar.

Masat restriktive të fiskut, i kanë bërë vetëm tiranitë mesjetare.

Por më i rëndë është fakti se historia antishtet në Shqipëri po përsëritet me ngjashmëri të plotë.

ll.

Koncepti që korrupsionin kryeministror Rama ka për taksimin e Rrugës së Kombit, është përsëritje e pushtetit individual si kult kriminal i Enver Hoxhës.

Njëlloj si Enver Hoxha, që, embargon që i kishin vënë të gjitha vendet europiane si të inkriminuar kundër popullit të tij, ia kaloi të gjithë vuajtjes së shqiptarëve në rropatjen e tyre kooperativiste. Dhe gjithçka për të siguruar paratë që të vazhdonte pushtetin e tij kriminal.

Për të gjitha këto; Rama duhet të japë dorëheqjen se ka fyer shqiptarët me metoda enveriste të mbajtjes së pushtetit personal.

Rropatja banditeske kooperativiste kundrejt shqiptarëve ka marrë fund. Dhe Rama, nëse nuk e kupton, duhet ta dijë se, akti i taksimit që po ndërmerr, është vepër penale shumë e rëndë, sepse, edhe nëse grabit popullin me taksa antiligjore dhe antikushtetuese, përsëri për të mbajtur pushtetin, je në korrupsionin më të përbindshëm. (Spartak Ngjela)

Top Channel shkruan në faqen online:

Kundër tarifës së vendosur në Rrugën e Kombit shprehen edhe ekspertët dhe analistët ekonomikë në Kosovës. Të pyetur nga Radio Europa e Lirë, disa prej tyre thonë se kjo tarifë bie ndesh me marrëveshjet e shumta të nënshkruara mes Tiranës e Prishtinës për bashkëpunimin në fushën tregtare.

“Vëllimi tregtar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është dhjetë herë më i ulët sesa me Serbinë dhe vendosja e taksës rrugore do ta reduktojë edhe më shumë këtë vëllim tregtar. Qeveria e Shqipërisë po merr veprime konkrete, të cilat po e frenojnë rritjen e vëllimit tregtare dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve”, thotë Naim Gashi për REL.

Të dhënat zyrtarë tregojnë se vlera e importit të produkteve të cilat importohen nga Shqipëria në vit tejkalon shumën prej 99 milionë euro, derisa vlera e produkteve të Kosovës që eksportohen në Shqipëri është vetëm 15 milionë euro.

Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës thotë se nuk është kundër vendosjes së një tarife, por shton se ajo duhet të jetë e arsyeshme, pasi shuma e caktuar do të ketë ndikim negativ në aspektin ekonomik.

“Një vendim i cili kur është marrë nuk ka trajtuar shumë aspekte. Ka qenë jotransparent dhe ka një strukturë të taksave që janë mjaft të larta, qoftë për qytetarët, qoftë për biznesin. Pjesa më e madhe që preken nga kjo taksë janë qytetarët e Kosovës. Nëse kjo taksë mbetet dhe nuk ka alternativë së paku do t’i bëjë produktet më pak konkurruese. Por, unë mendoj se ende ka hapësirë që Qeveria e Shqipërisë të gjejë një modalitet që nuk i dëmton as qytetarët e as bizneset”, deklaron ai për Radio Europa e Lirë.

Sipas të dhënave të Policisë kufitare të Kosovës vetëm në vitin 2017 në kufirin me Shqipërinë janë regjistruar mbi 2 milionë hyrje dhe dalje të automjeteve, kamionëve dhe autobusëve.

Në shenjë pakënaqësie, kundër këtij vendimi gjatë javës së kaluar edhe disa kompani private nga Kosova që importojnë produkte nga Shqipëria protestuan në pikën kufitare në Morinës.

Megjithatë, përveç tarifës rrugore të Shqipërisë, edhe shteti i Kosovës pritet të vendosë një tarifë të tillë për pjesën e autostradës së Kosovës. Ministria e Infrastrukturës është në procedurë të fizibilitetit, por thotë se kjo tarifë do jetë simbolike dhe do përputhet me kushtet ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

SHKARKO APP