Ngjela: Të bashkohen Tiranë – Prishtinë – Nish; Tiranë – Janinë … ArtPrevezë; dhe Tiranë – Tetovë – Shkup!

Nga Spartak Ngjela-

Kjo, është koha e shqiptarit: e Shqipërisë, e Kosovës dhe e Arbërisë moderne.

Askush nuk e ndalon dot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Armiqtë shekullorë dhe pushtues të tokave shqiptare, sot janë në zi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe janë hedhur në sulm.

Por janë të liq dhe pa mend. Si nuk e kuptojnë dot që shqiptarët, tani, një popullsi e shpërndarë prej 10 milionë shqiptarësh etnikë, ndihen me një ndikim të thellë historik, sepse askush nuk e ndalon dot binomin e madh historiko patriotik: atdhe dhe gjuhë shqipe – që në thelb është shenja kryesore e madhështisë historike të shqiptarisë.

Shihni sa të vegjël duken serbët që shfryjnë se shqiptarët e çliruan Kosovën shqiptare nga Serbia; grekët që kanë frikë për Çamërinë.

Por,  që së lartmi, qëndron patriotizmi shqiptar që ka krijuar sot vlerë të veçantë historike në Uashington, në Berlin, në Londër; në Itali tek arbëreshët e energjisë se pashtershme patriotike; në Egjipt, në Siri, në Stamboll – dhe kudo ku janë gjetkë të dhjet-milionë shqiptarët.

Por, në funksion të trimërisë në luftë, shqiptarët janë trefishi i tyre etnik, se këtë kanë thënë analistët e ditur të mesjetës, kur vërejtën me frikë dhe shkruan: kujdes me numrin e ushtarëve përballë forcës shqiptare, sepse ata në luftë janë tre shqiptarë trima në një luftëtar shqiptar.

Dha ja, këtë thotë edhe historia e shkruar që nga Gjergj Kastrioti e deri në kohën tonë – shikoni luftrat dhe betejat në 5 shekujt e fundit, që të bindeni.

Por, e njëjta gjë ka qenë me shqiptarët edhe në luftërat tona kundër Perandorisë Osmane.

Në shekuj po njëlloj.

Por, tani na duhet bashkim sa më i shpejtë në të tri trekëndëshit tanë historiko – etniko – shqiptarë që tani janë futur në gjallërinë patriotike të shqiptarisë:

Tiranë – Prishtinë – Nish;

Tiranë – Janinë … ArtPrevezë;

dhe

Tiranë – Tetovë – Shkup.

Këta janë krahët e shqiptarisë që do të rikrijojnë Shqipërinë etnike në një shtet me rreth 80 mijë km katrorë territor shqiptar.

Ja, kjo është e ardhmja jonë e afërt, me aleancën tonë Atlantike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?