Protestuesit nisen në orën 22.00 drejt shtëpisë së Klodian Rashës

Kur dukej se situata ishte qetësuar para kryeministrisë, pas tubimit të nisur në orën 16:00, një tjetër protestë ka filluar para godinës së qeverisë sonte në ora 22.00

Aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë i janë përgjigjur thirrjes për një marshim paqësor në bulevardin kryesor të Tiranës. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm për vrasjen nga policia të Klodian Rashës.

Protestuesit po marshojnë drejt shtëpisë së Klodian Rashës, që u vra nga policia. Ata po sfidojnë orën policore pra orën 22.00. Reshje të shumta shiu po bien në këto momente por ata po shkojnë rrugëve të Tiranës për te shtëpia ku banonte i ndjeri Klodian Rasha.

 

SHKARKO APP