Nishani-Blushi shigjetojnë Ramën për akuzat ndaj Trump. Rama uron Trump
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=DOJe9JEBG_o” width=”560″ height=”315″]
Njërëzit copëtojnë kryeministrin kur ka sharë Donald Trump:
Pritej reagimi ne rrjetet sociale. Dhe jo vetem. Edhe nga politika kunder Rames.
Urimi i pritshëm i Edi Ramës për Donald Trump nuk është pritur mirë nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ata kanë vërshuar me komente duke i kujtuar deklaratat që ai ka bërë kundër presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e madje edhe duke e ironizuar në forma të ndryshme.
“Po c’tu desh qe fole, o burr i dheut? se njehere the qe s’do ndodhte brexiti, ndodhi, njehere the qe s’do behej trumpi president, u be. te lutem, per te qene brenda thuaj qe sala do vije ne pushtet vitin tjeter, se keshtu si e ke vetem e kunderta e asaj qe thua ndodh”, i shkruan njëri nga komentuesit, duke e vënë në lojë.
“Kur bënë hopa pa e kapercyer gropen. Nuk i takon nje kryeministri te munguar te ketij kalinri Shqiptar te rreshqas aq lehte ne vleresimin qe pate bere per Clinton. Megjitheate mire qe po e pranon”, vijon jë tjetër.
“Ne Bibel mes shume te tjerave kur isha adoleshent kam nenvizuar vetem dicka ne fund pas leximit, “Per aq kohe sa fjalen e mban ne goje, e ke ti robin tend. Ne rast se e nxjerr jashta, behesh ti rob i saj”! Hajde dili zot tashi!” –është sfida që i lëshjon një tjetër ndjekës.
Dikush tjetër i kërkon që më mirë të heshtë, sepse asnjë veprim i tij s’mund t’i justifikojë deklaratat e bëra më parë: “Kryeministër, ma mirë hesht, këqyre çka ke thanë para disa muajsh për Trump https://www.google.hu/…/albanian-prime-minister…/amp/, turp për ty të bësh këso deklarata për një kandidat potencial, i cili tash u bë President!”
Një tjetër i kërkon të mos i prishë marrëdhëniet me SHBA, siç kishte paralajmëruar.
“Aman o Edi mos i prish mardheniet me Ameriken sic premtove sepse Amerika do e kete te veshtire pa ne !”
Ka edhe nga ata që e inkurajojnë. “Ed…je..je..edhe do te mbetesh krye/ministri im..!qente gjithemone kane lehur por zoti i shtepise je ti Ed…edhe legjimitet Juaj vjene nga vota e popullit tone…je edhe je krye/ministri im…!”
Siç ka edhe nga ata që e paralajmërojnë: “Ishalla spo tmer me sy tkeq Donaldi, Edo se u dogje masanej sbohesh mo kryeminister. Se dihet qe amerika ju ve ene ju heq ju”.
Thumbon edhe Bujar Nishani:
Presidenti Bujar Nishani shfrytëzoi rastin për të thumbuar kryeministrin Edi Rama mbi deklaratat e rënda që ai ka bërë kundër Donald Trump, presidentit të zgjedhur të SHBA. I pyetur nëse do të ndikojnë deklaratat e Ramës në marëdhëniet mes dy vendeve, në një aktivitet të organizuar nga ambasada e SHBA, Nishani tha:
“Ne duhet të jemi shumë të sinqertë se marrëdhëniet nuk bazohen në deklaratat e individëve të ndryshëm, por duhet të jemi të bindur se marrëdhëniet janë mes shtetesh dhe qeveria shqiptare ndërton marrëdhënie me qeverinë amerikane. Nuk është koha të referohemi në këto debate, por sfida kryesore është si do të qasemi më shumë me modelin kryesor të demokracisë, cilat janë strategjitë që duhen çuar përpara.”
Ben Blushi shigjeton kryeministrin:
“Ne kishim krijuar një perceptim të gabuar për të, megjithatë ai pas fjalimit të sotëm doli një president i shkëlqyer. Ai foli si një njeri shumë i përulur.” Kështu deklaroi deputeti Ben Blushi, themeluesi i lëvizjes politike LIBRA për zgjedhjen e Donald Trump si president i SHBA.
“Këtë radhë, Amerika ka votuar për vete dhe jo një president për botën”, u shpeh ai në aktivitetin e organizuar nga ambasada amerikane për zgjedhjet.
Blushi tha gjithashtu se nuk është për t’u shqetësuar mbi deklarat që kryeministri Edi Rama ka bërë kundër presidentit të zgjedhur, Trump.
“Marrëdhëniet nuk kanë për të ndryshuar. Ato janë strategjike, madje mund edhe të forcohen”, tha ia.
Urimi i kryeministri Rama pas fitores së Trump:
Populli amerikan beri sot zgjedhjen e tij. Nje mike e madhe e Shqiperise, Kosoves dhe gjithe shqiptareve, Hillary Clinton, nuk i’a doli dot te behet Presidentja e pare grua ne historine e Shteteve te Bashkuara.
Kundershtari i saj, Donald Trump, u zgjodh Presidenti i dyzetepeste i SHBA, duke e bindur Sovranin te votoje alternativen e tij, pas nje debati te pazakonshem brenda e jashte Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Duke i uruar Presidentit Trump fitoren dhe te gjithe suksesin qe amerikanet dhe miqte e partneret e SHBA, i urojne atij vendi te madh, kam bindjen se marredhenia jone strategjike me Shtetet e Bashkuara, do te vijoje te forcohet ne funksion te vlerave e te interesave te perbashketa, te cilat e bejne Shqiperine nje mik e aleat te çmuar te popullit e te qeverise amerikane.