Nisin Lojërat Olimpike,Luiza Gega ngre flamurin shqiptar,Kelmendi të Kosovës
Lojërat Olimpike Rio 2016 filluan zyrtarisht pas ceremoninë së hapjes, e cila u zhvillua rreth orës 1:00 të mëngjesit të sotëm.
Ceremonia e hapjes u zhvillua në stadiumin e famshëm të Marakanas
Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 206 shtete me rreth 12 mijë atletë, prej të cilave 6200 meshkuj dhe 5100 sportiste femra. Mes tyre janë 13 shqiptarë që përfaqësojnë Shqipërinë dhe Kosovën.
Në ketë eveniment marrin pjesë edhe atletja shqiptare Luiza Gega, e cila me flamurin kuqezi në dorë i ka prirë Shqipërisë në parakalimin e shteteve gjatë ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike. Shqipëria në këto Lojëra Olimpike do të marrë pjesë me gjashtë garues.
Delegacioni i cili parakaloi në ceremoninë e hapjes së Lojerave Olimpike dhe përfaqeson Shqipërinë janë:
Luiza Gega
Izmir Smajlaj
Nikol Merizaj
Sidni Hoxha
Briken Calja
Zyrtaret:
Gjergj Ruli
Taulant Stermasi
Vildan Tufi
Sadik Mema
Elez Gjoza
Leonard Toska
Edhe Kosova do të përfaqësohet për herë të parë. Në ceremoninë e parakalimit, kampionia e botës në Xhudo, Majlinda Kelmendi ngriti flamurin e Kosovës. Kosova që merr pjesë për here të pare, në “Rio 2016” do të përfaqësohet nga tetë sportistë.
Sportistet
Ne xhudo
Majlinda Kelmendi
Nora Gjakova.
Atletike
Musa Hajdari
Vijona Kryeziu
Not
Lum Zhavelli
Rita Zeqiri
Çiklizëm
Qëndrim Guri në
Shenjëtar
Urata Rama
Gara për sportistët e Shqipërisë
Shqipëria përfaqësohet me 6 atletë në Rio, gara nis më 7 gusht
Peshëngritësja Evangjeli Veli e para që garon për Shqipërinë në kategorinë deri 53 kg
Më 9 gusht garon peshëngritësi Briken Calja në kategorinë deri 69 kg
Më 9 gusht garon në not Sidni Hoxha në kategorinë 50 m stil i lirë
Më 10 gusht garon Nikol Merizajt në kategorinë 100 m stil i lirë
Më 12 gusht garon Luiza Gega në garën 1500 m, më 13 gusht në 3000 m me pengesa
Më 12 gusht garon Izmair Smajlaj në kategorinë kërcim së gjati