”Një dashuri e ndaluar”, shkaktoi masakrën me 3 viktima në Klos
Masakra e Klosit ka tre viktima. 17-vjeçari Kenado Shira dhe babai i tij, 44-vjeçari Liri Shira u vranë në mes të qytetit, ndërsa autori Fiqiri Mjeshtri u vetëvra pak pas krimit të dyfishtë. Nëse fillimisht u tha për një sherr mes fiseve, e vërteta del të jetë ndryshe. 17-vjeçari ishte i dashuruar me vajzën e autorit Fiqiri Mjeshtri, por ai e kundërshtonte lidhjen e tyre.
Fillimisht në konflikt janë përfshirë të rinjtë, dhe në një lokal për tu sqaruar kanë shkuar edhe prindërit e tyre. Në një moment konflikti ka degraduar në ofendime e sharje, ndërsa më pas një nga autorët e dyshuar ka shkuar dhe ka marrë armën duke qëlluar drejt katër personave të tjerë të fiseve Shira e Hasula.
Të plagosur në këtë tragjedi kanë mbetur Renato Hasula dhe Englatin Hasula, të cilët ndodhen në spital në Tiranë.Policia e Klosit, po ashtu në reagimin e parë për këtë tragjedi të madhe, thotë se ka arrestuar Fatmir dhe Besnik Mjeshtrin. Mësohet se 14-vjeçari Renato është i vetëdijshëm dhe në gjendje shëndetësore relativisht të mirë, kurse babai i tij, Eglantin, 39 vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore, me prognozë të rezervuar.
Djali 17-vjeçar ndiqte shkollën profesionale në Klos, ndërkohë që babai i kishte dalë para që më pas të dy të ktheheshin me furgon drejt fshatit të tyre, në Fullqet. Në momentin që adoleshenti doli nga shkolla, u qëllua me armë zjarri në hyrje të një lokali.
17-vjeçari humbi jetën pasi u përpoq të mbronte të atin, ndërkohë edhe ky i fundi ndërroi jetë rrugës për në spital. Ndërkohë që për dy të plagosurit e tjerë, raportohet se nuk kanë pasur lidhje me sherrin, por kanë mbetur të plagosur se kanë qenë kalimtarë të rastit. Mentaliteti vijon të jetë një fenomen tragjik në vendin tonë, që merr jetë pasi vajza konsiderohet pronë e familjes, dhe fatin e saj e vendos babai.
Viktimat
Ilir Shira, 44 vjeç
Kenad Shira, 17 vjeç
Fiqiri Mjeshtri, autori i vetëvrarë
Të plagosur
Renato Hasula
Eglant Hasula
Të arrestuar
Fatmir Mjeshtri
Besnik Mjeshtri